Gjirokaster shembet rruga ne Dunavat

Vazhdon të jetë e shembur rruga e dy lagjeve Dunavat në qytetin e Gjirokastrës. Reshjet shkaktuan shkarjen e tokës, çka solli bllokimin e plotë të qarkullimit të mjeteve.
Në Dunavatin 1 dhe Dunavatin 2 mund të shkohet apo të dilet prej tyre vetëm në këmbë.
Dy lagje me rreth 2 mijë banorë në qytetin e Gjirokastrës janë të izoluar.
Asnjë mjet nuk lejohet të kalojë në këtë rrugë.
Shkak u bë shkarja e tokës pas reshjeve.
Shembjet i kanë frikësuar gjirokastritët, ndaj banorët shpresojnë të mos ketë më reshje të shiut.
Rruga ka rënë tërësisht në një gjatësi prej 30 metra linearë.
Në pjesën e mbetur mundën të kalojnë vetëm këmbësorët.
Bashkia nuk ka gjetur zgjidhje më të shpejtë sesa bllokimin e saj.
Për këtë arsye janë vendosur gurë dhe inerte ku u tregohet drejtuesve të mjeteve: rrezik, mos kalo.