Gjirokastër, shpërthen automjeti, digjen brenda në kabinë 3 persona
3 të vdekur, është bilanci i një aksidenti të rëndë të regjistruar pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të fshatit Mashkullorë, ku një automjet me targa greke në të cilin udhëtonin 3 persona është përplasur me borduren anesore te rruges dhe më pas ka shpërthyer në flakë duke djegur dhe personat që ndodheshin në të.
Mesohet se nga aksidenti janë shënuar 3 viktima të cilët vinin nga Greqia. Policia dyshon se bëhet fjalë për një familje emigrante, por identifikimi mbetet i vështirë pasi gjithçka në automjet është djegur, përfshirë dhe dokumentacioni.
Pritet që blutë të mund të identifikojnë viktimat në sajë të sistemit TIMS në doganën e Kapshticës prej nga ka hyrë automjeti, bazuar në targat e automjetit.
Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.