Vrasje me thikë në Tiranë, ngjarja në Don Bosko, vetëdorëzohet autori i krimit
Vrasje me thikë në kryeqytet. Një i ri është therur me thikë pasditen e sotme në rrugën “Don Bosko”. Shtetasi Arbër Mitro, 21 vjeç me plagë të rënda në trup është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkaq vetem disa minuta pas ngjarjes se rende, eshte vetedorezuar ne ambjentet e komisariatit i dyshuari si autor i vrasjes, shtetasi Elton Bajraktari, 32 vjeç.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se dyshohet që ngjarja të ketë ardhur pas një konflikti për motive banale që viktima ka pasur me autorin e krimit, ndersa vijojne hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
27 vjeç 27 vjeç 27 vjeç