E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, shtëpia e Enver Hoxhës rrezikon shembjen

Kjo shtepi ne memorjen e qytetit te Gjirokastres lidhet me figuren e ish dikatatorit Hoxha e megjithe fokusin e vizitoreve qe mberrijne ne qytet, ky Muze nuk ka marre asnje investim prej vitesh dhe rrezikon shembjen e pjeseve te brendshme te saj.
 

Ndonëse pasqyrimi i ketij realiteti nuk eshte lejuar prej Bashkise se qytetit është pamja e jashtme e godines ajo që reflekton rrenimin e saj. Vete vizitoret cmojne shume objektet qe mund te shohin ne kete banese, por ngelen te befasuar prej menyres se vjeter te ekspozimit te tyre, prezencës së lageshtise dhe mykut.

“Gjirokastra eshte e bukur, edhe Muzeu gjithashtu. Shtepia duket e pasur, e rehatshme dhe eshte kendshem te jesh atje. Ndihesh mire. Para se te vinim ketu ne dinim shume pak per shqiperine dhe per Hoxhen. Ajo qe vume re ketu jane mungesa e guidave ne gjuhe te ndryshme dhe shjegimet e materialeve te ekspozuara ne anglisht. Mendoj se duhet te investohet me shume dhe muzeu duket qe eshte ne gjendje shume te mire” shprehet një nga vizitorët.
 

 “Pergjithesisht duket mire, ka shume gjera te bukura. Ne kemi patur mungese informacioni per Shqiperine ne Hollande. Kemi lexuar vetem nje liber te vogel mbi Shqiperine por asgje tjeter. Ketu ka shume gjera interesante. Edhe Muzeu ishte i bukur po duket shume i vjeter dhe i pa mirembajtur” thotë një tjetër vizitor nga Hollanda.
 

Ne fakt qe prej viteve 70 kjo banese po sherben si Muze etnografik ku jane ekspozuar dhjetera objekte te trashegimise materiale dhe kulturore te qytetit.  
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›