Abuzimi me ndihmën ekonomike, Fieri heq nga lista 80 familje

Largohen nga skema e ndihmes ekonomike mbi 80 familje qe perfitonin ne menyre abuzive në rrethin e Fierit. Sipas specialistëve të Drejtorisë së sherbimit social, Flamur Bufi në Fier, ky abuzim ka dalë në pah pas një kontrolli ne disa njesi vendore, ku rezultonte se nga kjo skemë përfitonin familje që kishin vite që ishin larguar nga Shqipëria.
Ai thekson se në këto kushte është shkaktuar një dëm ekonomik, që kap vlerën e rreth 200 mijë lekësh të reja. Sipas tij në këtë mënyrë përfitohej në komuna si Fratar, Mallakster, Golem te Lushnjes etj.
Sipas specialistëve të Drejtorisë së Sherbimit Social në Fier lidhur me këtë ceshtje pritet të merren masa administrative, si dhe të mos lejohen më abuzime të kësaj natyre ne dëm të shumë familjeve në nevojë, ku shumë prej tyre jetojnë vetëm me këtë ndihmë sociale.