Skandali i pikturave, “arrest shtëpie” për Topin e Xegën

“Arrest shtëpie” për drejtorin e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” edhe për ish përgjegjësin e Galerisë në Korcë. Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin “arrest shtëpie” për drejtorin e Qendrës Kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi edhe për ish përgjegjësin e Galerisë, Sotiraq Xega, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Masa ndaj tyre ka ardhur pasi humbjes së rreth 60 veprave nga fondi i pikturave në Galerinë e Arteve Figurative, me vlera të mëdha kulturore, por edhe monetare, të cilat mungojnë nga fondi i galerisë së arteve figurative “Guri Madhi” në Korçë. Më shumë se gjysma e tyre janë vepra të të madhit Vangjush Mio, kryesisht peizazh dhe natyrë e qetë.
Vladimir Topi, përmes një deklarate për shtyp ka akuzuar si të vetmin person përgjegjës për vjedhjen e tyre ish-administratorin, Sotiraq Xega.