E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga virozat

GJIROKASTËR - Shtohen rastet e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës në spitalin rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër.

Prej muajit tetor fluksi është rritur me 40%, ndërsa mjekët deklarojnë se gjatë këtij muaji janë shënuar 9 raste të rënda me rrezik për jetën e fëmijëve nga 0-6 vjeç.

Pak ditë më parë një foshnjë humbi jetën për shkak të komplikacioneve të rënda.

Kushtet e Pediatrisë janë të vështira për shkak të mungesës së ngrohjes. Familjarët deklarojnë se janë të detyruar të sigurojnë vetë kushtet për ngrohjen e fëmijëve në spital.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›