E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Perpjekje per te integruar komunitetet e varfera te rrethinave

Ne nje nga zonat me te varfra te kryeqytetit shqiptar e mbiquajtur lagja e Kinostudios jetojne nje numer i madh banoresh te komunitetit rom egjiptian si dhe shqiptare pjese e emigrimit te brendshem gjate tranzicionit.

Minibashkia numer kater e ka shume te veshtire te perballoje varferine dhe problemet e shumta te lagjes me 64 mije banore nga te cilet rreth 500 familje jane rome dhe egjiptiane.

Organizata Femijet e Botes ne Shqiperi ka ngritur prane ketij komuniteti nje qender qe kujdeset per femijet e tyre ne nevoje duke i ndihmuar me shkollim ushqim dhe mjekime. Situata ne kete zone eshte nga me te veshtirat ne kryeqytet.

Diskriminimi dhe paragjykimet ua rendojne me shume atyre jetesen e perditshme. Familjeve rome u duhet te perballen me varferine perjashtimin social dhe pasigurine per femijet e tyre. Nje nga punet e organizates eshte edhe regjistrimi i femijeve rome ne Regjistrin e Gjendjes Civile dhe padyshim shkollimi i tyre.

Shoqata humanitare FBSH ka mbeshtetur 600 femije 6-16 vjec me sherbime direkte sociale dhe edukuese. Pasi i ka hequr nga rruga dhe lypsaria kjo organizate ka regjistruar ne shkollat publike cdo vit 30-40 femije ose rreth 200 femije - thote Sonila Masati koordinatore projekti ne shoqaten FBSH.

Banoret e Bregut te Lumit jane shumica rome. Femijet enden rrugeve te veshur dhe ushqyer keq e te semure. Kjo zone preket shpesh nga epidemite per shkak te mjedisit te papaster.

Nje pjese e femijeve punojne me prinderit duke braktisur shkollen. Shumica e te rinjve te zones jane te pashkolluar dhe te papune. Shoqata Femijet e Botes me qendren e saj ne Kinostudio u ka dhene profesione rreth 150 adoleshenteve grave e te rinjve dhe mbi 40 prej tyre jane punesuar - thote Masati.

Projektet e shoqates Femijet e Botes dhe Shqiperise mbeshteten vazhdimisht nga organizata Save the Chidren me synimin e perbashket qe te mbrojne te drejtat e femijeve dhe te ndihmojne integrimin e familjeve te tyre ne arsim dhe shoqeri.

Puna e tyre merr nje rendesi te madhe sidomos kur parandalohet trafikimi i femijeve shfrytezimi per pune abuzimi i tyre. Varferia ekstreme kushtet e keqija te jeteses mungese e strehimit dhe analfabetizmi i prinderve i rrezikojne femijet e kesaj zone ne periferi te kryeqytetit te bien pre e trafikanteve dhe grupeve kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›