E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama promovon në Durrës librin “Kurban”

DURRES - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama promovoi në Galerinë e Arteve, në qytetin e Durrësit, librin e tij “Kurban”.

Përpara një grupi të madh intelektualësh, anëtarësh të PS-së dhe shumë të rinjve, Rama tha se qëndrimet ndaj librit duhet të dalin nga përmbajtja e tij, jo duke u nisur nga autori.

“Libri do të flasë vetë për vetveten. Do ta lexojnë drejpërdrejt vetë atë që është shkruar dhe nuk do të krijojnë opinionin e tyre duke dëgjuar ata që flasin për librin, jo gjithmonë duke u nisur nga libri, por nga autori.”- u shpreh Rama.

Më pas, Rama firmosi librat e marrë nga lexuesit durrsakë, të cilët ishin të shumtë në sallë dhe shfaqën interes për të.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›