E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, plagosen 3 shtetas, arrestohet shoferi

Ngjarja ndodhi sot paradite kur një furgon me targa Elbasani humbi kontrollin dhe u përplas me muret e shkollës. Si pasojë e aksidentit, u plagosën te tre personat qe ndodheshin ne makine. Policia prangosi shoferin 19 vjear 

ELBASAN- Një aksident, me pasojë plagosjen e tre shtetasve, ndodhi në aksin rrugor Cërrik-Gostime, pranë shkollës 9-vjeçare në Gostime. Ngjarja ndodhi sot paradite kur një furgon me targa Elbasani humbi kontrollin dhe u përplas me muret e shkollës. Si pasojë e aksidentit, u plagosën drejtuesi i mjetit dhe shtetasit R.Sh, 19 vjeç dhe I.Sh, 21 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shtërrmen, komuna Gostim Elbasan, të cilët ndodheshin në mjet. Të dëmtuarit aktualisht ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, 19-vjeçarin Mikel Riza Kabashi, me akuzën për veprën penale të "Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›