Gjirokastër, tabelat për turistet jo orientuese
Disa prej tyre jane vendosur rreth 3 km larg monumentit qe do te vizitohet dhe tregojnë vetëm drejtimin, ndërkohë qe prane objektit nuk te afrohet asnjë informacion rreth tij. Ne tabela madje, sidomos ne ato ne hyrje te Gjirokastrës ka edhe gabime drejtshkrimore. Por, pavarësisht nismës per vendosjen e kësaj sinjalistike orientuese ne qytetin e mbrojtur nga Unesko, masat e tjera mbi higjienën rreth monumenteve apo ndriçimin e tyre mungojnë edhe ne këtë sezon.