E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli optimist: Guinea do njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës

13-08-2011 / Gazeta 55

Ish presidenti Behxhet Pacolli, tur lobues në Afrikë për shtimin e njohjeve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka filluar një turne të ri lobimi në kontinentin e Afrikës, në kuadër të përgjegjësive të tij për afirmimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe shtimin e numrit të njohjeve. Në një komunikatë nga kabineti i tij, thuhet se Pacolli ka vizituar Republikën e Guinesë.
Gjatë kësaj vizite, Pacolli ka zhvilluar disa takime, duke përfshirë edhe një takim me presidentin e këtij vendi. Në këtë takim, Pacolli ka marrë garanci të fuqishme se njohja e Kosovës, tashmë pritet të ndodhë shumë shpejt. Zëvendëskryeministri Pacolli ka qëndruar edhe në Tunizi, ku ka takuar liderët e partive politike në këtë shtet.
Zëvendëskryeministri Pacolli ka vazhduar turneun e tij lobues, në shtetin e Malit, ku ka takuar presidenti i këtij shteti, Amadou Toumani Toure. Turneu i filluar në kontinentin e Afrikës nga zoti Pacolli është i treti brenda një periudhe tremujore, thuhet në fund të njoftimit nga kabineti i zëvendëskryeministrit Pacolli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›