Fermerët e Myzeqesë ankohen për treg
Ata pohojnë se nuk arrijnë jo vetëm te shesin mallin për te cilin kane punuar për me shume se 5 muaj, por nga ana tjetër nuk gjejnë mbështetje edhe nga vete shteti. Ne te njëjtën periudhe vitin e kaluar, nëpërmjet iniciativave private, fermerët gjeten treg ne Kosove, për perimet e stinës, por vendosja e taksave nga te dy anët e kufirit largoi konsumatorin nga Kosova. Janë me dhjetëra ha toke te mbjella me shalqin, pjepër e kunguj si dhe me domate: një pjese e madhe e prodhimit ngelet ne toke duke u kalbur, ose braktiset dhe hidhet prej fermerëve, te pafuqishëm te gjejnë treg.