Gjirokastër,7 të arrestuar për shembjen e pallatit

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Gjirokaster, përfundon hetimet paraprake dhe dërgon për gjykim dosjen për rrëzimin e pallatit në Gjirokastër ku humbën jetën 3 persona. Nga teresia e veprimeve hetimore të kryera për procedimin penal të mësiperm rezulton e provuar se prej të pandehurit Sotiraq Janora jane konsumuar elementet e figures të veprave penale të "Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", parashikuar nga neni 79 germa "ë" si edhe "Shkaterrimi i prones me dashje", i pandehuri Gjergj Mece ka konsumuar elementet e figures te vepres penale "Shpërdorimit te detyres", veper penale e parashikuar nga neni 248 Kodit Penal; e pandehura Afërdita Papamihali ka konsumuar elementet e figures se vepres penale të "Shpërdorimit të detyres", parashikuar nga neni 248 K.Penal; te pandehurit Admir Shehaj, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj, kane konsumuar elementet e figures se vepres penale te "Shperdorimit te detyres", kryer ne bashkepunim; i pandehuri Alfred Mamani ka konsumuar elementet e figures te vepres penale "Shperdorimit te detyres". Nga sa me sipër rezulton se kanë përfunduar hetimet paraprake për kete procedim penal, jane mbledhur provat e nevojshme qe vertetojne fajesine e te pandehureve për veprat penale për të cilat akuzohen. Gjate kryerjes se veprimeve hetimore, por kryesisht mbi konkluzionet e nxjerra nga akti i ekspertimit teknik, është konkluduar në pushimin e hetimeve ndaj shtetasve Luan Bufi ing. kontruktor, Njazi Cobani arkitekt,Thanas Llahana, ing. gjeolog, Aristotel Haxhi, aksioner i firmes sipërmarrese"ARTI NDERIMI" Sh.p.k, pushime të bazuara