Gjirokastër,Covid-19 rrezikon bizneset e artizanatit në Pazarin Karakteristik

Pandemia globale Covid-19 po shkakton probleme lidhur me zhvillimin ekonomik të qytetit të Gjirokastrës, e cila është vlerë e trashëgimisë botërore kulturore të Unesco-s. Këtë situate e përjetojnë më së shumti bizneset e artizanatit të cilat operojnë në zonën e Pazarit Karakteristik në qytetin e gurtë. Artizanët të pyetur për RTSH Gjirokastra janë shprehur se sezoni i dimrit ka qënë shumë I vështirë dhe punojnë të paktën për të mbijetuar pasi situata e krijuar nga pandemia covid-19 ka bërë të vetën duke ulur numrin e vizitorëve që vijnë në Gjirokastër dhe krahasuar me periudhat e kaluara është përkeqësuar. Sipas tyre rritja e rasteve aktive me Covid ka ulur dhe numrin e turistëve vendas ku këta të fundit ishin frymëmarrje për bizneset dhe vizitonin atraksionet e Gjirokastrës.
“Ky dimër ka qënë tepër i vështirë për ne,pandemia ka bërë të vetën duke përkeqësuar situatën krahasuar me muajt e kaluar.Ne shpresat i mbanim tek turistët vendas por rritja e numrit të rasteve aktive i ka bërë këta të fundit të stepen duke mos ardhur në Gjirokastër.Mezi sigurojmë të ardhurat tona dhe aktualisht punojmë sa për të mbijetuar” thonë ata.
Gjirokastra aktualisht është nga vatrat më të rrezikshme me Covid-19,bizneset e artizanatit jetojnë ende me shpresë për stabilizimin dhe rikuperimin e situates së shkaktuar nga kjo pandemie me qëllim rritjen e të ardhurave të tyre,faktor kyç pë progresin e zhvillimit ekonomik të qytetit të gurtë.