Gjirokastër/Ndërhyhet pas 30 vitesh në aksin e Lagjies së Re në fshatin Arshi Lengo

Bashkia Gjirokastër vazhdon me ndërhyrjet në segmentet e zonave rurale,ku një prej tyre është aksi kryesor i zonës Lagjia e Re në fshatin Arshi Lengo,në njësinë administrative Antigone i vendosur 5 kilometra nga qyteti i Gjirokastrës.Mbi këtë segment prej nuk ishte ndërhyrë prej 3 dekadash,situate e cila kishte shkaktuar probleme te banorët e kësaj lagjie kryesisht gjatë periudhës të reshjeve me intensitet të lartë ku mbi këtë aks rural ndiheshin gropat e tejmbushura me ujë.Ndërkohë në këtë fshat po ndërhyhet dhe për rrjetin e kanalave kulluese në tokat bujqësore përgjatëtij.Banorët janë shprehur për mikrofonin e RTSH Gjirokastra se këto punime janë në dobi të komunitetit.
“Kemi mbi 30 vite që kur është krijuar lagjia jonë që mbi rrugën nuk është ndërhyrë.Më përpara makinat bëheshin copëra dhe gjatë shirave ndiheshin ende gropat me ujë.Përfundimisht Bashkia mori vendimin dhe dritën jeshile për nisjen e punimeve pasi është në dobinë tonë
Kreu i njësisë administrative Antigone Enea Hilaj është shprehur se ndërhyrjet nga ana e grupeve të Bashkisë Gjirokastër do vazhdojnë në çdo fshat të kësaj njësie.Sipas Hilajt do nisin punimet në rrugët e brendshme të fshatrave Asim Zeneli dhe Saraqinishtë
“Aktualisht po ndërhyjmë në rrugën e Lagjies së Re në fshatin Arshi Lengo.Në këtë segment nuk ka patur ndërhyrje për më shumë se 30 vjet dhe aty jetojnë një numër i konsiderueshëm familjesh rreth 40 të tilla.Bashkia do ndërhyjë në çdo aks rural të fshatrave të njësisë Antigone.”