E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta : Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka shprehur sërish shqetësimin e tij për largimin e  trurit dhe i rinisë, duke e konsideruar si një plagë e madhe për Shqipërinë. Në një status në Facebook zoti Meta i referohet Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, i cili bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.
“Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.
Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!
KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!” shkruan zoti Meta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›