Gjirokastër/Pensioni suplementar për minatorët,820 përfitues në nivel qarku

Së fundmi është miratuar pensioni suplementar për personat që kanë ushtruar profesione të vështira siç janë naftëtarët,minatorët dhe metalurgët.Specialistja e penisionve suplementare pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër Ardita Koçollari gjatë prononcimit të dhënë për mikrofonin e RTSH Gjirokastra ka pohuar se gjatë kësaj periudhe për këtë kategori janë rreth 1000 aplikantë në qarkun e Gjirokastrës nga të cilët janë 820 përfitues të këtij pensioni.Koçollari është shprehur ndërkohë se 90% e përfituesve vijnë nga zonat e Tepelenës dhe Memaliajt pasi kanë qënë të punësuar në minierat e dikurshme në qytetin e Memaliajt.Kjo e fundit ka cituar se ky sektor për të qënë pranë këtyre personave për kryerjen e procedurave kanë punuar dhe përtej orarit zyrtar.
“Në qarkun e Gjirokastrës kemi lidhur me kategoritë e profesioneve të vështira si:naftëtarët dhe minatorët rreth 1000 kërkesa pranë sektorit tonë në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore nga të cilat janë 820 përfitues.Rreth 90% e tyre vijnë nga zonat e Tepelenës dhe Memaliajt pasi në zonën në fjalë ka qënë miniera ku pjesa dërrmuese e këtyre individëve kanë qënë aty të punësuar.Ne po bëjmë të pamundurën për të kryer procedurat përkatëse me qytetarët.”