E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 150 kg drogë, në pranga 2 lazaratas

GJIROKASTËR-Plot 150 kg lëndë narkotike marijuanë është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në kuadër të një operacioni të koduar “Eklipsi”.
Dy shtetas që transportonin lëndën narkotike janë kapur në flagrancë ndërkohë në kërkim janë shpallur dhe dy shtetas të tjerë. Të arrestuarit janë Shkëlqim Besimaj 39 vjec dhe Dorjan Rrapi 28 vjec nga fshati Lazarat.

Policia e Gjirokastrës pas një hetimi një mujor dje pak para mesnatë është vënë në ndjekje të një automjeti tip, fuoristradë që transportontë lëndën narkotike në drejtim të Sarandës me destinacion përfundimtar Greqinë. Menjëherë policia ngriti pika kontrolli në gjithë aksin rrugor. Por, katër personat që udhëtonin me fuoristradë shkarkuan lëndën narkotike në afërsi të fshatit, Grapsh në një përrua ndërsa katër personat u larguan menjëherë nga vendgjarja.

Dy prej tyre u arrestuan kurse dy te tjerë janë shpallur në kërkim. Në vendgjarje u konstatuan 4 canta të mëdha shpine dhe një thes plastmas i bardhë ku brenda tyre ishte paketuar lënda narkotike që pasi u peshua rezultoi në 150 kg mariuhanë.

Aksioni i sotëm vjen pas operacionit të 12 Qershorit kur Policia kufitare e Kakavijës ka mundur të arrestojë 2 persona në tentativë për të transportuar drejt Greqisë një sasi prej 70 kg drogë e llojit mariuanë që vinte nga Lazarati.
Në pranga kanë rënë shtetasit Aleksandër Veshi, 29 vjec, banues në Gjirokastër dhe Gazmend Demushi, 20 vjec lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, Student në Universitetin Eqerem Çabej Gjirokastër, për Anglisht vitit i parë.
Ndërkohë është bërë shpallja në kërkim e dy autorëve të tjerë, por për arsye hetimi nuk bëhet të ditur identitetet e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›