E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi voton sot gjyqtarët e propozuar nga Presidenti

TIRANE-Kuvendi pritet të miratojë sot, pa praninë e opozitës, kandidatët e rinj për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese të propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Dy ditë më parë Komisioni i Ligjeve, në mungesë të opozitës, vendosi të kalonte për miratim në seancë një dekret të presidentit Topi për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që 3 dekretet e tjera iu rikthyen kreut të shtetit.

Votimi i hapur do të jetë sot për Fatmir Hoxhën, raporti për të cilin kishte marrë që në 1 nëntor të 2010-ës pëlqimin e deputetëve. Ndërkohë që mazhoranca është shprehur në Komisionin e Ligjeve se nuk do të votojë kandidaturat e Artan Hoxhës, Edlira Jorgaqit dhe Adrian Lekës.

Në seancën e sotme është parashikuar dhe votimi i dy dekreteve të presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sipas vendimit ne Komisionin e Ligjeve do votohen kandidaturat e Edmond Islamajt dhe Shkëlzen Selimit. Komisioni i ligjeve nuk i dha dritën jeshile kandidaturës së Manjola Bejlerit.

Në seancën e sotme do votohet gjithashtu pr/ligji për inspektimin si dhe një kandidaturë për Komisionin e Shërbimit Civil.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›