E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami në Kuvend: Bojkoti i padrejtë, PS të vijë në seancë

TIRANE- Deputeti socialist Kastriot Islami përsëriti sot thirrjen drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste të marrin pjesë në punimet e Kuvendit pasi në këtë mënyrë u japin mesazh të qartë ndërkombëtareve mbi rolin e rëndësishëm të opozitës në funksionimin e institucioneve demokratike.

Pak para se të niste seanca plenare, ku është planifikuar votimi i kandidaturave të propozuara nga Presidenti Topi për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, Islami tha për gazetarët se prezenca e tij në seancë është simbolike duke thyer vendimin e “padrejtë” të PS-së.
(vazhdon)
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›