E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër,përfundon greva e banorëve

Ndërpritet greva e urisë së banorëve të pallatit të shembur në Gjirokastër, të cilët kërkonin prej tetë ditësh dëmshpërblim të plote nga shteti. Bashkia e qytetit ka arritur marrëveshje me firmat për të ndërtuar apartamentet e tyre. Pak më parë qeveria vendosi dëmshperblimin e banorëve, po ata nuk pranuan shifrat, pasi ishin shumë larg vlerës së vërtetë të banesave të tyre. Nga shembja tragjike e pallatit në Gjirokastër humbën jetën tre vetë, ndërsa të pastreha mbeten familjet që kishin blerë apartamentet e tyre atje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›