Dosjet, Presidenti Topi: Pergjigja ime, dekreti
Nga Daniela Bonollari
Kreu i shtetit është shprehur sot për herë të parë qe pas lindjes kohet e fundit ne politike te debatit për ligjin e dosjeve. Topi e komentoi ligjin në cilësinë e politikanit dhe në cilesine e Presidentit.
TIRANE-“Kush do karrierë t’i përgjigjet pastërtisë së figurës”, deklaroi sot Presidenti i Republikës Bamir Topi për ligjin e “pastërtisë së figurës së zyrtarit”. Deklaratat e kreut te shtetit u bënë pas takimit që ai pati sot në mesditë me të moshuarit në kuadër të festave të fundvitit. I pyetur nga mediat për ligjin e dosjeve, Topi u shpreh se si politikan është pro hapjes së tyre, kurse si President përgjigjen do ta japë nëpërmjet dekretit. “”Në rast se do më pyesni si politikan, unë gjithmonë kam qënë i hapur, për të parë këtë cështje sa më shpejt, në mënyrë sa më profesionale, sa më të gjerë, sa më komplekse. Natyrisht që, ai që kërkon të bëjë karrierë ka disa detyrime parësore dhe kjo në radhë të parë kjo ka të bëjë me pastërtinë morale. Për të folur si President, pastaj unë flas nëpërmjet dekretit”.
I pyetur për rreth deklaratave të ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar një rishqyrtim të ligjit të dosjeve, Presidenti nuk pranoi të bënte komente.
””Une me natyrën time nuk bëj koment mbi komente” , tha Presidenti per mediat.
Sipas paralajmerimeve te bera dje nga kryeministri Sali Berisha, sot Kuvendi do te marre per shqyrtim dhe miratim projektligjin "Per pastertine e figures se zyrtarit". Opozita eshte shprehur kunder votimit te ketij ligji pasi e konsideron si nje ligj shume te ashper dhe joeuropian. Sipas opozites, ligji synon goditjen e prokuroreve dhe zyrtareve qe kane ne dore ceshtje te rendesishme, dhe jo demshperblimin moral te te persekutuarve nga regjimi diktatorial qe pretendon mazhoranca.
(d.b/BalkanWeb)