E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtylla:Shkrimet në media, të pavërteta

Prokurori Zamir Shtylla ka reaguar për shkrimet në gazeta nga Gëzim Peshkopia, i cili thotë se është hetuar nga ai në vitin 1975. Në një deklaratë Shtylla u shpreh se deklarimet e .Gëzim Peshkopisë në lidhje me personin tim, janë të pavërteta. Gjithashtu Shtylla shprehet se gjatë gjithë karieres së tij si Hetues dhe Prokuror, nuk ka pasur proces hetimor me Gëzim Peshkopinë, dhe pjestarë të familjes së tij dhe se deklarimi është i pavërtetë. Përpjekjet e bëra së fundi, duke më atribuar veprime që nuk janë kryer prej meje, i konsideroj abuzive , për të denigruar figurën time dhe presion për shkak të detyrës zyrtare që aktualisht kryej u shpreh në deklaratën e tij prokurori Shtylla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›