Gjirokastër, sekuestrohen 71 kg drogë, 5 në kërkim
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 71 kg marijuanë, ndërsa ka shpallur në kërkim 5 persona.
Mësohet se droga është sekuestruar teksa transportohej me canta nga 4 të rinj, në aksin nacional Luzat-Tepelenë. Këta të fundit, sipas policisë po e transportonin lëndën narkotike në këmbë.
Me të kuptuar që kishin rënë në gjurmët e policisë, të rinjtë kanë braktisur cantat dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Blutë e Gjirokastrës bëjnë me dije se droga ishte blerë në Lazarat, ndërsa ishte transportuar me makinë nga Lazarati deri tek ‘Ujin e Ftohtë’.
Destinacioni i lëndës narkotike ishte qyteti i Fierit. Policia ka shpallur në kërkim 4 personat e sipërpërmendur dhe drejtuesin e mjetit.
(ma.ar/BalkanWeb)