Londër 2012, Shqipëria nis konkurrimin në not dhe qitje
TIRANË- Ekipi Olimpik shqiptar pjesmarrës në lojrat Olimpike, “Londër 2012” fillon sot konkurimin me Noel Borshin, notare e cila do të konkurrojë në kategorinë 100m delfin si dhe Arben Kucana, qitës i cili konkuron në garën e 10m air pistol.
Ndërkohë të dielën do të ketë konkurimin Majlinda Kelmendi e cila do të ndiqet në garën e saj nga Presidetja Kosoves znj. Jahjaga dhe kryeministri Kosoves z. Thaci.
Me interes pritet edhe konkurimi i nënkampiones së Europës Romela Begaj, e cila ka treguar një formë shumë të mirë në stërvitje dhe shpresohet që të njëjtën do të ketë mundësi ta tregojë në garë datë 30 Korrik.
Ndërkohë janë zhvilluar edhe mbledhjet teknike të 4 disiplinave sportive përkatësisht: peshëngritje, xhudo, not dhe qitje. Në qitje mbledhja shkoi normalisht dhe për sportistin Arben Kucana u bë regjistrimi final për dy garat 10m air pistol dhe 50m pistoletë sportive. Në mbledhjen teknike të sportit të notit, sipas Shefit të misionit, Viron Bezhani u kërkua edhe njëherë ndryshimi, pas disa kërkesave të bëra më parë regjistrimin e notarit Hoxha në 50m stil i lirë në vend të 100m stil i lirë.
“Ndonëse ne insistuam për të bërë ndryshimin, FINA ishte e prerë duke konfirmuar që ndryshimi është i pamundur të bëhet”, tha Bezhani.
Në sportin e xhudos, në mbledhjen teknike morën pjesë Shefi i Misionit, Viron Bezhani dhe Driton Kuka trajneri. Krahas regjistrimit u hodh edhe shorti për Majlinda Kelmendin që konkuron në kategorinë 52kg.
Sipas trajnerit Kuka shorti i Majlindës duket pozitiv pasi disa nga konkurentet e saj Majlinda është përballur edhe në aktivitete të mëparshme dhe i njeh pak a shumë.
Në mbledhjen teknike të u morën të gjitha masat dhe u korrigjuan peshat totale sipas deklarimeve të sportistëve dhe trajnerëve të cilat u konfirmuan nga organizatorët.
Ndërsa dje në hotel Hilton u zhvillua seanca dëgjimore e sportistit Hysen Pulaku i cili u shoqërua nga trajneri i tij Sami Pulaku dhe për të thjeshtuar procesin i shoqëroi fizioterapisti Alban Merepeza.
Në seancën dëgjimore komisioni disiplinor përbëhej nga përfaqësues të IOC, ËADA, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes si dhe Komisioni i Sportistit të IOC. Në përfundim të seancës dëgjimore, komisioni njoftoi që vendimi do të ketë një vendim shumë të shpejtë për çështjen.
Gjithashtu këto ditë kanë qenë shumë të zëna për Misionin e Ekipit Olimpik Shqiptar.
Në ambasadën e Shqipërisë në Londër, Kryeministri z. Sali Berisha së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Jahjaga dhe përkatësisht ministrat e sporteve të Shqipërisë dhe Kosovës z. Bumci dhe Krasniqi, pritën në një ceremoni të organizuar nga Ambasada Shqiptare në Londër Ekipin Olimpik Shqiptar.
Të pranishëm në këtë ceremoni pritje ishin anëtarë të komunitetit dhe shoqatave shqiptare që promovojnë dhe organizojnë jetën sociale të shqiptarëve dhe diasporas këtu në Londër si dhe përfaqësues qytetarë anglezë që promovojnë dhe merren me cështjen Shqiptare.
Gjithashtu dje në mbrëmje u zhvillua edhe ceremonia e hapjes së lojrave Olimpike “Londër 2012”, ku Shqipëria parakaloi e treta në radhë pas Greqisë dhe Afganistanit.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Nis ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike 'Londër 2012' Lojërat Olimpike, ekipi shqiptar parakalon i treti