Durresi ne kroniken e zeze te 83 viteve me pare

Ne gazetat e dites nje vend te rendesishem zene sot kronikat e zeza te cilat fillojne qe nga faqja e pare dhe kur krimet kane intensitet ato pushtojne faqet kryesore te tyre duke spostuar dhe lajmet me te vlefshme te politikes ekonomise apo te kultures.
Duke ndjekur thuajse cdo dite kete rubrike kurioziteti eshte i natyrshem per te pare konkretisht se si ka qene formulimi i kesaj kronike ne periudha me te hershme te historise sone. Nje nga keto kronika na e mundeson edhe koleksioni i gazetes lokale Shekulli i Ri ne shkrimin e saj U kapen vjedhesit e stanit behet fjale per nje aksion te xhandarmerise ne lagjen Stan te ketij qyteti.
Kronika
Kjo kronike e botuar ne vitin 1928 na sjell sot nje ngjarje te ndodhur ne Durres rreth 83 vite me pare. Fillimisht ajo ben me dije se ne kete periudhe qyteti bregdetar ka pasur nje periudhe ne te cilen jane bere disa vjedhje te dendura te cilat e kane nervozuar popullsine e qytetit per vete menyren e kryerjes se tyre qe tregonte se vjedhesit nuk ishin vjedhes te thjeshte kusar pulash dokudo thekson kronika por se auktoret e ketyne ngjarjeve duhesh te ishin te mbaruem me mjeshterine e tyre...te ndershme ironizon gazeta e cila thekson me pas se vjedhesit ishin te pajisur me arme dhe se kishin edhe kallauz dhe te stervitur pasi i njihnin mire rruget e qytetit te cilat i kishin shetitur me pare ne erresire dhe ne kohe shiu...
Autori i kronikes shkruan duke sjelle atmosferen e Durresit 83 vite me pare Vjedhjet e denduna qi u bene keta javet e fundit me te drejte kishin vene ne nje nervozitet popullsin mbare per menyren dhe sistemin qe cpaloseshin. Sic e patem thene auktoret e ketyre ngjarjeve duhet te ishin te mbaruem me mjeshterine e tyne... te ndereshme dhe fakti i parmbramshem na e vertetoi kete.
Vjedhesi nuk ishte nje kusar pulash dokudo por i organizue mire me kallauzin e tij me armen e tij dhe ajo ma me rendesi i stervitun ne rrugat e qytetit qe i pershkonte cdo minute sidomos kohen e shiut dhe te erresires. Ka qene nje perplasje me arme zjarri mes paleve qe ka perfunduar me arrestimin e shkelesve te ligjit.
Organizimi policor
Per kapjen e vjedhesve qe shqetesonin banoret dhe qe kishin qene edhe te armatosur dhe inteligjente ne skemat e tyre te vjedhjeve kronika nuk na njofton se cfare vidhnin ata policia eshte organizuar me nje plan te detajuar per te kapur vjedhesit e nates.
Po meqe nuk kishte personel te mjaftueshem na njofton kronika ata kane organizuar edhe perforcimin e sherbimit me civile me sa duket struktura te peraferta me ato te periudhes se socializmit ku keta persona njiheshin si 1200-sha. Kronika e gazetes Shekulli i Ri na sjell te plote atmosferen e organizimit te aksionit per kapjen e shkelesve te ligjit ne lagjen Stan. Gazeta shkruan se Policija e jone qe diten e pare i shtroi planet per ndjekjen e ketyre vizituesve te nates.
Meqe organet e saj nuk jane te mjaftueshme dhe per arsye qe ia impononte rasa formoi patrulla prej organeve te saj prej gjindaresh dhe civilash tasaj lagje qe vizitohesh nga vjedhesit.
Parmbreme ne oren 11 te nates nje patrulle e perbame prej nje civili dhe nje gjindari dalloi ne lagjen e Tophanas dhe pikerisht ne naltesine e shtepise Muharrem Ferres nje njeri qe lavrizi.
Manovrat e kusareve dhe ndeshja me arme
Kronika e vitit 1928 na njeh me nje aksion te denje per skenar filmash. Personi qe ishte vene re duke levizur eshte perpjekur qe ti dredhoje prites qe i kishte organizuar xhandarmeria zogiste ne vitet e para te konsolidimit te diktatures se tij monarkiste. Kronika shkruan se Njeriu ne fjale mbasi kuptoi se ndodhesh i rrethue u fut ne nje qerre afer dhe ra me flejt ne kashten e saj.
Patrulla u afrue dhe e kapi prej kambesh. Njeriu misterioz vazhdonte te bante te fjetunin dhe sillesh sa andej-kendej si ner anderr. Patrulla e thirri te heqi dore nga keto dhelpnit dhe e mueri ne nje shtepi taferme per me e pyet. Njeriu i kashtes Osman Hysni Rama prej katunit Naminas mohonte te flase dhe ngulte kamb ta cojne ne polici se aty kishte frik mos ta vrasin.
Nderkohe patrullat e tjera kishin ngushtue rrethin e tyre dhe i afroheshin qerres. Nuk kaloi shume kohe kur doli edhe nje tjeter njeri i dyshimt i cili pos a pa gjendjen me shpejtesi qiti revolen dhe shtini dy here mbi patrollen e cila u pergjigj me batare.
Ne te gjitha anet e rrethit dhe vecanerisht nga ana e Viles ku ishte vene ma teper fuqia behet fjale per Vilen e Zogut ku me sa duket policia kishte perqendruar forcat e saj me te shumta dhe te zgjedhura pushka krisi e madhe. Po kusari teper i praktikuem ne ato vise ne vend qe te hiqet nga Stani permes ferrash dhe gardhesh zbret ne fushen e Teqes dhe humbet pertej shtepis se z.Llogori.
Policia tue pasun kryet e lamshit ne duert e saj Osmanin shpejt filloi te ndjeki gjyrmet e shokut te tij dhe vjedhesit kryesor te quejtunit Qamil Lala nga katundi Rrbjek i Shijakut dhe mujti me u vu ne dore dje pas darke.
Kjo eshte edhe kronika dhe historiku i nje ngjarjeje te ndodhur ne Durres ne vitin 1928 sipas gazetes se te shtunes 8 dhjetor ne numrin e saj te 138-te te vitit te pare te botimit.