Gjirokastra vetevrasje me mbeturinat urbane
22/10/2010Probleme me se shumti ne zonat ku pretendohet zhvillimi i turizmit. Shkaktare vete qytetaret
GJIROKASTER - Rreth dy muaj me pare Gjirokastra u mbulua nga nje tym i dendur pas nje zjarri te madh ne vendin ku grumbullohen mbeturinat urbane shume prane periferise se qytetit.
Referuar ketij rasti rektori i Universitetit te Gjirokastres Gezim Sala gjykon se situata ishte e papranueshme sidomos per nje qytet qe pretendon te zhvilloje turizmin historik dhe kulturor.
Sipas tij djegia e mbeturinave ishte nje pakujdesi e pushtetit vendor ndersa po te vizitosh lagjet e siperme te zones muzeale do gjesh kudo mjedise te ndotura.
Plehra sheshit...
Ne lagjen Dunavat nje ure monumentale shumeshekullore eshte mbuluar nga mbeturinat urbane dhe sipas rektorit Sala e njejta gjendje shfaqet dhe ne lagjen elitare Varosh 50 metra larg shtepise se shkrimtarit Ismail Kadare. Ne fakt me mijera qese plasmasi jane hapur ne perrua ne nje siperfaqe prej 250 metra katrore ndersa gjelberimi nuk ekziston. Bashkia ka vendosur kazane por banoret i hedhin ne perrua mbeturinat prej 20 vjetesh. Kjo situate eshte e papranueshme ndersa pushteti vendor duhet te tregohet me i ashper dhe te shumefishoje taksen e pastrimit ne lagjet me problematike thekson Sala ndersa nenvizon se ka ardhur koha qe administrata e pushteti vendor te punoje mbi bazen e nje harte mjedisore ku te identifikohen te gjitha lagjet problematike. Taksa e pastrimit shpjegon Sala duhet te diferencohet sepse shton ai nje banor i lagjes 18 shtatori ku ndotja e mjedisit eshte e ulet nuk ka pse te paguaje te njejtin takse me banorin e lagjes Dunavat qe preferon ti hedhe mbeturinat urbane jashte vendit te grumbullimit. Ai mendon se ky diferencim do ta disiplinonte taksapaguesit pasi vete banoret do te ishin te interesuar qe mbeturinat urbane ti hidhnin ne vendin e caktuar per te shmangur taksen e larte te pastrimit. Angjelina Dudumi 63 vjec ish-arsimtare qe banon nga femijeria ne lagjen Dunavati II nje nder me te vjetrat ne Gjirokaster thote se ndotja e mjedisit paraqitet teper problematike ne kete zone ku jetojne 2 mije banore. Gjelberimi eshte fjale e huaj shprehet Angjelina ndersa tregon se dy vite me pare u vendos nje kosh i madh por perfundoi ne perrua ashtu si mbeturinat. Per pastrimin e lagjes nga mbeturinat urbane nuk kane munguar kerkesat ne bashki por ato kane rene ne vesh te shurdhet. Perparim Kore pergjegjesi i zyres se sherbimeve prane Bashkise se Gjirokastres pohon se eshte njohur me problemin e banoreve te lagjes Dunavat II por situata eshte krejt ndryshe. Pushteti vendor eshte shume i interesuar qe mbeturinat urbane te hidhen ne vende te caktuara por jane banoret qe nuk e preferojne nje gje te tille shpjegon Kore duke shtuar se disa lagje te vjetra si Pazari i Vjeter Bashteja e Teqese Manalati Dunavati I e II Cfaka Harmurati Mecite Zinxhira e Varosh jane me problematike. Pergjegjesi i zyres se sherbimeve tregon se pushteti vendor nuk ka asnje projekt afatmesem apo afatgjate per te ndertuar nje landfill vend grumbullimi te mbeturinave urbane. Duhen miliona euro per te ndertuar nje impiant perpunues thote Kore.
Gjirokastra prodhon cdo dite 70 ton mbeturina kurse Ndermarrja e Pastrimit angazhon 94 punonjes dhe 5 automjete.