E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama te heqe dore nga politika e mohimit

22/10/2010Kryeministri ne Kamze

Kryeministri Berisha sulmon opoziten per vendimin e saj per te mos qene prezente ne tryezen e sotme ne te cilen do te diskutohet mbi reformen zgjedhore pas fteses publike qe kreu i mazhorances i beri kryeopozitarit Rama vetem tri dite me pare.

Ne bejme thirrje qe te hiqet dore nga mohimi sepse zhvillimi i ketij vendi eshte i pandalshem integrimi i ketij vendi eshte i pandalshem. Akuzat Berisha i beri nga Kamza ku ndodhej ne inaugurimin e shkolles se re 9-vjecare Azem Hajdari ne Zall Mner te bashkise Kamze. Ne fjalen e rastit Berisha theksoi se alternativa e mazhorances qe ai drejton eshte nje alternative teresisht evropiane nje alternative me ane te se ciles synohet ndertimi i se ardhmes qe meritojme. Alternativa jone eshte alternativa e ndryshimit te ketij vendi e ndertimit te Shqiperise evropiane e ndertimit te shkollave e kopshteve te reja rrugeve te reja e ndertimit te ujesjellesve kanalizimeve e rritjes se pagave dhe pensioneve e rritjes ne teresi te mireqenies se familjeve shqiptare e punesimit te tyre. Por nga ana tjeter tha Berisha kjo alternative perballet cdo dite me alternativen e mohimit. Kryeministri i beri thirrje opozites qe te heqe dore nga mohimi sepse zhvillimi i vendit eshte i pandalshem dhe i ftoi gjithe keta mohues qe te bashkohen me nismat e qeverise se kryesuar nga ai. Ne u bejme thirrje drejtuesve te alternatives se hicit te heqe dore prej saj tu ofrojne shqiptareve alternativat e tyre tu ofrojne e tu tregojne shqiptareve se cfare do te bejne e mund te bejne ata sepse me mohim nuk shkon asgjekund tha Berisha i cili me pas vijoi akuzat ne drejtim te kreut te opozites Rama duke u shprehur se me mohim kerkon te rikthesh mure me mohim deshmon se ke mbetur skllav i kultures se Bllokut apo te themi me mire i antikultures se Bllokut. Me mohim do te thote se je i vendosur te ecesh mbrapa. Me pas ne kujtim te ish-studentit te dhjetorit 90 ish-deputetit Azem Hajdari duke iu referuar edhe inaugurimit te shkollese cila eshte nje investim prej 160 milione lekesh i Bankes Boterore dhe Bankes Evropiane te Investimeve Berisha u shpreh Shkollen e inaugurojme ne prag te vendimit me te madh qe Evropa ka marre per shqiptaret ne tere historine e saj vendimin per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare levizjen e tyre te lire. 20 vite me pare nga zemra e shpirti i heroit te demokracise shqiptare legjendes se lirise Azem Hajdari studenteve dhe studenteve qe e rrethonin brohoriti fuqishem thirrja E duam Shqiperine si gjithe Evropa. Kete vit shqiptaret do te levizin te lire ne mbare Evropen perfundoi fjalen e tij Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›