E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD dergon Beqjen ne Kushtetuese

22/10/2010Mazhoranca percahet per mandatin e deputetit te PS-se. PDU Prifti dhe Sterkaj kunder

Socialistet kontestojne votimin. Topalli manipuloi procesin

Me 70 vota pro 67 kunder dhe dy abstenime Kuvendi votoi dje dergimin ne Gjykaten Kushtetuese te ceshtjes se konstatimit te papajtueshmerise me detyren e deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqja. Perkrah deputeteve te opozites pro deputetit u rreshtuan edhe deputetet e larguar nga mazhoranca Dritan Prifti dhe Paulin Sterkaj si dhe kryetari i Partise Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi. Ndersa deputeti tjeter i PDU-se Dashamir Tahiri abstenoi ne voten e tij. Po ashtu veproi edhe njeri prej deputeteve te Levizjes Socialiste per Integrim Lefter Koka nderkohe qe deputetet e tjere Nasip Naco dhe kryetari Ilir Meta votuan pro mazhorances. Por rezultati u kontestua fort nga opozita e cila akuzoi Kryetaren Topalli per manipulim te votave te deputeteve te cilat nese do te llogariteshin sic realisht u votuan do te mundesonin rrezimin e kerkeses se 28 deputeteve te Partise Demokratike. Me heret pak para procesit te votimit per mandatin e Beqjes kryetari i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci kerkoi ne emer te grupit votim te fshehte nga 137 te pranishem qe konfirmoi votimi i prezences. Edhe deputeti tjeter i PS-se Namik Dokle kujtoi se precedentet e meparshem per heqje imuniteti jane votuar nga Parlamenti permes nje votimi te fshehte. Por kerkesa u refuzua nga Kryetarja e Kuvendit Topalli e cila kujtoi se votimet e fshehta behen per individet nderkohe qe ne rastin ne fjale flitet per raportin qe Kuvendi do ti dergoje Kushtetueses. Raporti i Keshillit per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin u paraqit nga deputeti i PD-se Viktor Gumi. Sipas ketij raporti deputeti i PS-se Ilir Beqja aksioner me 51 ne kompanine Intech Plus ka perfituar para te fondeve publike nga pjesemarrja ne nje tender te shpallur nga Bashkia e Durresit gjate periudhes gusht 2009 - maj 2010. Kjo situate sipas perfundimeve te Keshillit per Mandatet bie ndesh me nenin 70 dhe nenin 71 te Kushtetutes. Kerkesa e paraqitur nga me shume se 1/10-ta e deputeteve te Kuvendit ploteson kushtet formale dhe eshte e shoqeruar me dokumentet perkatese. Ne keto kushte Keshilli i kerkon seances miratimin e kerkeses per te derguar ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e konstatimit te papajtueshmerise me detyren e deputetit te z. Ilir Beqja propozoi Gumi. Vete deputeti Beqja deklaroi se shpifjet e mazhorances ndaj tij tregojne se Kryeministri Berisha ka deshtuar. Une jam ne politike per Shqiperine e te gjitheve. Nuk e kam shkelur betimin e bere si deputet tha ai.

Shpetim Idrizi

PDU deshiron te sqaroje mbi voten e sotshme ne Kuvend Votat tona kane qene e do te jene per mazhorancen pa ekuivok dhe se PDU-ja as jep dhe as heq mandate. Per kete arsye votat e PDU-se sot nuk ishin pro heqjes se mandatit te deputetit Beqja edhe pse PDU-ja do te vazhdoje te mbeshtese mazhorancen pa ekuivok.

Sali Berisha

Zoteria qe po ankohet per qeverine time me kompanine e tij ka fituar 4 tendere nje ne Ministrine e Kultures nje ne te Brendshmen dhe nje ne mos gaboj ne Keshillin e Ministrave ose rreth tij. Smund te akuzohet qeveria per diskriminim. Nuk eshte si partia e tij ku tenderet ne bashki i fitojne vetem 4 kompani.

Blendi Klosi

Ajo qe po i beni deputetit Beqja eshte ajo qe po i behet opozites. Me nje njeri si Sali Berisha ne krye te qeverise vendi po rrenohet. Sa per dajen tim ai eshte nje biznesmen i suksesshem qysh para se une te zgjidhesha deputet. Ndersa une personalisht nuk kam qene asnjehere i djathte dhe nuk kam votuar asnjehere per ty Sali Berisha.

Sali Berisha

Prape se prape ju te lepurushet e keni mendjen. Po kerkon te behet nenkryetar partie pale. Po prisni prisni nje here.

Reagon Klosi nga vendi

Jozefina Topalli

Po hajde mo Blendi se nuk po ta heqim ty mandatin. Spo merremi as me ty as me dajen tend as me tenderet e tij.

Astrit Patozi

Sic iu drejtuat dje Gjykates Kushtetuese per mandatin e z. Beqja pse nuk i drejtoheni edhe per ceshtjen e kutive te votimit Sot po flasim per nje deputet qe ka shkelur Kushtetuten dhe ju solidarizoheni ne emer te dhunimit te Kushtetutes ne emer te 20-perqindeshit ne emer te zhvatjes se vlerave. Sot po bejme nje debat shume konceptual per filozofine e 20-perqindeshit.

Fatmir Xhafaj

Deputeti Beqja eshte sulmuar politikisht pasi mazhoranca kerkon te njollose deputetet e opozites. Beqja hoqi dore nga kompania para betimit si deputet. Ju ftoj qe te ndalojme kete seance dhe te presim qendrimin e Gjykates Kushtetuese per kete ceshtje.

Ligjvenesit miratuan vendimin qe parashikon zhvendosjen e salles te Piramida

Kuvendi nis ndertimin e kompleksit te ri parlamentar

Konkursi dhe zbatimi i projektit nen kujdesin e Kryeministrit dhe kreut te Bashkise

Kuvendi vendosi dje fillimin nga puna per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Vendimi ne fjale u miratua me kerkese te tre deputeteve te Partise Demokratike. Viktor Gumi Fatos Beja i kerkojne Kuvendit zhvendosjen e godines se parlamentit te Qendra Kombetare e Kultures ndryshe e njohur si Piramida. Per ngritjen e saj Kuvendi fton te gjithe palet e interesuara per ndertimin e ketij kompleksi te paraqesin projektet e tyre nga te cilat do te zgjidhet vetem nje. Procedura e zgjedhjes do te zhvillohet permes nje konkursi nderkombetar nga nje juri nderkombetare e cila do te perbehet nga arkitekte vendas dhe te huaj. Destinacioni i ndryshuar i sheshit si dhe procedura qe do te perdoret per ndertimin e kompleksit do te realizohet permes nje ligji te vecante qe do te hartohet dhe votohet po nga ligjvenesit. Nderkohe qe per ndjekjen e zbatimit te projektit dhe te akteve te tjera shoqeruese do te krijohet nje komision shteteror ne perberje te te cilit do te jene perfaqesues nga te Kuvendit pushtetit qendror dhe atij vendor. Konkretisht komisioni do te perbehet nga Kryetari i Kuvendit Kryeministri ministri i Puneve dhe Transportit ministri i Financave kryetari i Bashkise dy kryetaret e grupeve parlamentare me te medha parlamentare dhe sekretari i Pergjithshem i Kuvendit. Prane Kuvendit do te ngrihet njesia teknike ndersa sekretari i Pergjithshem do te merret me ndihmen dhe asistencen per realizmin e projektit. Rreth nje muaj me pare projekti per ndertimin e godines se re te Parlamentit u hodh nga Kryetarja Topalli. Nderkohe qe pak dite para deklarates se saj kishte perfunduar restaurimi i salles se seancave parlamentare per te cilen mendohet se jane shpenzuar rreth 60 milione leke.

Afati i projektit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nje muaj me pare deklaroi pas pritjes qe i beri mysafires se saj Kryetares se Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baroneshes Helene Hayman se ne 100-vjetorin e shpalljes se pavaresise Shqiperia duhet te kete nje Parlament dinjitoz ne te gjithe komponentet e tij. Ky pervjetor perkon me vitin 2012 vit ne te cilin mendohet se ligjvenesit shqiptare do te kene nje godine te re te Parlamentit. Kjo eshte sfida me e re e qeverise shqiptare e cila mori formen e saj ligjore gjate seances parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›