Ronaldo ishte në zhveshtoren e Manchesterit!

Cristiano Ronaldo i ka vizituar pak minuta para ndeshjes skuadrën e Manchester United.
Yllit portugez i është lejuar që të përshëndesë në zhveshtoren e United trajnerin Ferguson dhe disa ish bashkëlojtarë të tij. Se Ronaldo ishte në zhveshtoren e United, e konfirmoi edhe Sir Alex Ferguson."Ai ka treguar respekt të madh për ne.
Para ndeshjes Ronaldo erdhi të na vizitojë në zhveshtore. Ai na nderoi ne duke mos festuar golin ndaj nesh. Më pëlqen ta shoh atë duke lulëzuar në futboll" deklaroj Ferguson./indeksonline/