E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është pasardhësi i Valdes te Barcelona

Sipas raporteve të fundit nga Gjermania e Spanja, Barcelona ka arritur marrëveshje paraprake me talentin gjerman, portierin Marc Andre Ter Stegen.

Portieri i Borusia Monchengladbach thuhet se do të jetë pasardhës i Victor Valdes te skuadra katalonase. I shpallur si portieri më i mirë në Bundesligë vitin e kaluar, Ter Stegen thuhet se është pajtuar që ti bashkohet Barcelonës në muajin qershor.

Sipas analistëve gjerman, Ter Stegen do të jetë portieri më i mirë në botë. Pikërisht ky portieri ishte ai që në miqësoren mes Gjermanisë dhe Argjentinës i kishte ndalur penalltinë Lionel Messit.

/>  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›