E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka gati për Autostradën "Ibrahim Rugova"

Zëdhënësja e kompanisë “Bechtel&Enka”, Ela Ruci, ka thënë se gjithçka është gati që nesër të përurohet autostrada “Ibrahim Rugova”.

Ajo ka thënë në KTV se autostrada do të jetë gati për të udhëtuar vetëm pas orës 13:00, për shkak të aktiviteteve të përurimit.

Duke folur për protestën e paralajmëruar për nesër, Ruci ka thënë se çdo kush ka të drejtë të protestojë dhe se protesta nuk do të pengojë asgjë.

Ajo ka thënë se “Bechtel&Enka” është e gatshme që të ndërtojë rrugë apo autostradë edhe në Serbi.

Ruci ka thënë se pjesa prej 61 kilometrash e autostradës në pjesën e Kosovës, nga Vërmica në Gjurgjicë të Malishevës, do të lëshohet në qarkullim dhe do të jetë e kalueshme për të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë në Festën e Flamurit në Shqipëri.

Ajo e ka cilësuar këtë autostradë moderne, duke thënë se mund të krahasohet me autostrdat europiane.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që duan të marrin pjesë në festën e Flamurit në Shqipëri, do të mund të udhëtojnë përmes kësaj autostrade moderne, që tani ka 60.4 kilometra./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›