E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ki-Moon: Në veri të Kosovës, incidentet e sigurisë mbeten

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot diskutohet për Kosovën.

Në raportin e tij për zhvillimet në Kosovë, në periudhën 16 korrik – 15 tetor të vitit 2012, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë ishte kryesisht e qetë.

Sipas tij, “policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione të suksesshme kundër krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e njerëzve, kontrabandimin e imigrantëve, posedimin ilegal të armëve të zjarrit, trafikimin e narkotikëve dhe vjedhjes”, transmeton Rel.

Më tutje në raportin e Ban Ki-Moonit, i publikuar në faqen në Internet të Kombeve të Bashkuara, me datë 8 nëntor 2012, theksohet se “në pjesën veriore të Kosovës, incidentet e sigurisë dhe tensionet e rastësishme mbeten”.

Në raportin e gjatë të sekretarit Ban Ki-Moon, në kuadër të observimeve të tij, ai thotë se ka pasur disa “zhvillime pozitive në përpjekje për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›