Gjithçka për punësimin. PS, sulme mjerane
TIRANË-Kreu i qeverisë ka deklaruar sot se do të bëhet gjithçka për të nxitur sektorin privat dhe biznesin për favorizimin e punësimit, që sipas tij mbetet prioritet i qeverisë. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka kërkuar të bëhet një rishqyrtim tërësor i cdo mundësie që ekziston për të nxitur iniciativën e lirë dhe punësimin e qytetarëve për të favorizuar bizneset që punësojnë më shumë.
Ftoj opozitën të heqë dorë nga sulmet mjerane kundër investitorëve, nga deklaratat bajate të anulimit të privatizimeve apo koncesioneve, ajo është e mirëpritur të kontrollojë në cdo qelizë veprimtarinë e qeverisë, por sulmi në bllok kundër investimeve të huaja dhe inciativës së lirë është kundërproduktiv për vetë opozitën, por nuk është i mirë dhe për vendin- tha Berisha.
Sipas tij, është bërë zakon pas cdo vendimi të qeverisë për ti hapur rrugë iniciativës së lirë opozita del zotohet se do ta anulojë atë. Ardhja e saj në qeveri mbetet horizont i paarritshëm sa të vazhdojë në këtë mënyrë- tha Berisha.