E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Sali Berisha po e përdor në mënyrë të shëmtuar 100-vjetorin e Pavarësisë

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka akuzuar kryeministrin Berisha se është duke e përdorur 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, duke nisur që nga sfida që po i bën Vlorës, deri tek vjedhjet dhe abuzimet që po ndodhin për këtë 100-vjetor.

Sali Berisha po e përdor 100-vjetorin e Pavarësisë.

Po e përdor për të sfiduar Vlorën!

Po e përdor për të rehabilituar figura të zeza të historisë së këtij vendi në 100 vjet!

Po e përdor specifikisht për të rehabilituar bashkëpunëtorët e fashizmit e nazizmit, kolaboracionistët-njohur ndryshe!

Po e përdor për ti gjetur vetes një vend në histori, ndaj po rehabiliton sa më shumë figura të urryera që kanë bërë në këtë vend thuajse të njëjtat krime si vetë ai!

Po e përdor për të larguar vëmendjen e njerëzve nga kriza dramatike, politike, sociale, ekonomike që po zhbën vendin!

Po e përdor për të shmangur tërësisht përgjegjësinë nga vendimi i tretë negativ që e mban Shqipërinë larg Europës!

Po e përdor edhe për të vjedhur, që çke me të!

Kam në duar letrat se si janë financuar festat e mëparshme dhe shoh të vjedhur me 7 palë duar, shprehet deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›