E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithë universitetet e rretheve regjistrojnë studentët me mesatare nën 6

Vendimi i Universitetit të Vlorës për të mospranuar studentët me mesatare nën 6 edhe pse ata janë shpallur fitues nga Ministria e Arsimit ka ngjallur debat edhe në universitetet e tjera të rretheve. Rektori i Universitetit të Korçës thotë se studentët me mesatare nën 6 zënë rreth 50 për qind të fituesve, kontigjent që sipas tij, do të seleksionohet më vonë nga vetë tregu i punës.
Sipas Rektorit, regjistrimi i tyre nuk mund të pengohet pasi në këtë mënyrë shkelet hapur ligji për arsimin e lartë, fakt që pohohet edhe nga vetë studentët
Edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka regjistruar të gjithë studentët me mesatare nën 6, duke respektuar listën fituese të shpallur nga Ministria e Arsimit. Fakultetet e Durrësit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe së fundi ai i Peshkopisë, kanë një numër të madh studentësh me mesatare të ulët të shpallur fitues në degët më pak të preferuara, çka në shumë raste justifikon edhe mbajtjen hapur të Departamenteve në këto universitete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›