Nobel për mjekësinë, çmimi për tre amerikanë
Mjekët amerikanë Elizabeth H. Blackburn, Carol Greider dhe Jack V Szostak morën çmimin "Nobel" në mjekësi, për kërkimet mbi kromozomet. Tre shkencëtarët amerikanë u shpërblyen për punën e tyre shumë të mirë në këtë fushë. Ndarja e çmimeve "Nobel" ka startuar në Stokholm dhe seria e dhënies së tyre përfundon në 12 tetor, me atë të Ekonomisë. Çdo çmim "Nobel" ka vlerë prej 1.4 milionë dollarësh.