IAEA: Irani mund të prodhojë bombë atomike
Irani i ka të gjitha mundësitë të prodhojë bombë atomike. Kështu thuhet në raportin sekret të Agjencisë Ndërkombëtare të energjisë, e cila citon me fakte të dhënat e marra nga gruaja e një spiuni që punonte për shërbimin sekret gjerman në Teheran. Ndërkohë, Presidenti Amhadinexhad i ka dhënë dritën jeshile inspektimeve të OKB-së në centralin e ri nuklear.