E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithmonë reklamon të pasmet

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 13:01

Kylie Minogue si duket e ka në plan që përsëri t’i reklamoj të pasmet gjatë turneve të saj – ndërkaq këto gjashtë vitet e fundit këngëtarja gjithmonë ka veshur funde të shkurtra apo pantallona të shkurt duke reklamuar vithet e saj.

Këngëtarja e hitit “Aussie” (42) ka vallëzuar për një version të pantallonave të shkurtër “denim” në vitin 2000, e të cilët prapë i ka kthyer në skenë.

Në skenën e Hernig të Danimarkës gjatë një koncerti Kylie përsëri ka treguar se është në formë sa i përket të pasmeve të saj.

Kur është pyetur për këtë ajo ka thënë: “Ndihem ndryshe. Jam në një periudhë të moshës që mund ti bëj këto gjëra ndërkaq më vonë nuk mundem”.

Kostumet e shkurtra dhe provokimet seksi këngëtarja ka paralajmëruar se do ti mbaj përsëri, ndërkaq skena në të cilën ajo do të këndoi në turne në Evropë ka kushtuar 15 milion funta.

“Gjithmonë jam nervoze para koncerteve. Ndoshta, për këtë e teproi pak kur dal dhe vallëzoi”, ka thënë princesha e popit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›