MASH Deftesat e huaja pranohen deri me 15 prill

Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur se cfare procedure do te ndjeke ndaj shtetasve shqiptare dhe te huaj qe deshirojne te ndjekin studimet ne universitet publike shqiptare. Nepermjet nje udhezimi te nxjerre pak dite me pare Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj ka percaktuar kushtet qe duhet te plotesojne kandidatet si dhe afatet kohore qe duhet te respektojne.
Kushti i pare qe duhet te plotesoje cdo kandidat qe deshiron te ndjeke studimet ne Shqiperi me kohe te plote ose te pjesshme eshte njohja e gjuhes shqipe. Institucioni zyrtar qe ka te drejte te testoje njohurite e kandidateve ne gjuhen shqipe eshte fakulteti i Historise dhe i Filologjise ne Universitetin e Tiranes. Zoterimi i gjuhes shqipe vertetohet nepermjet deshmise se provimit qe zhvillohet mbi bazen e programit per te huajt prane fakultetit te Histori-Filologjise ne Universitetin e Tiranes ndersa procedura e dhenies se provimit te gjuhes shqipe programi dhe tarifa e ketij provimi percaktohen nga fakulteti Histori-Filologjise ne bashkepunim me Drejtorine se Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor ne MASH.
Udhezimi i Ministrit kerkon qe kandidatet me diplome te huajt japin provimin e gjuhes shqipe brenda muajit maj 2011. Nuk kane detyrim te japin provimin e gjuhes shqipe ata shtetas te cilet kane vazhduar studimet ne shkollen e mesme ne institucione arsimore qe kane program mesimor ne gjuhen shqipe ose ata shtetas qe e japin gjuhen shqipe dhe letersine si provim te detyruar te Matures Shteterore.
Me tej Ministri i Arsimit dhe Shkences ngre nje komision te posacem prane MASH-it per te shqyrtuar kerkesat e shtetasve shqiptare qe kane kryer arsimin e mesem jashte vendit. Shtetasit shqiptare qe kane perfunduar shkollen e mesme jashte vendit duhet te paraqesin prane komisionit dokumentet nga data 1 deri me 15 prill. Dosja personale me dokumente e aplikanteve duhet te permbaje kerkesen me shkrim per te vazhduar nje program studimi ne nje institucion te Arsimit te Larte Publik deftesen diplomen origjinale se bashku me listen e notave te te gjitha viteve te shkolles se mesme te perkthyera dhe te noterizuara kopje e noterizuar e pasaportes ose e kartes se identitetit dokument zyrtar nga vendi qe vjen i cili verteton se cikli i studimeve te kryera nga shtetasit shqiptare ne ate vend dhe profili i shkolles se mesme qe kane perfunduar u japin te drejten te vazhdojne studimet universitare ose shkolla te larta jouniversitare ne vendin ku kane studiuar.
Ne rastet kur komisioni i posacem vlereson se shtetasit shqiptare qe kane kryer arsimin e mesem jashte vendit nuk kane dhene provimet ekuivalente me Maturen Shteterore D1 D2 Z1 dhe Z2 per tu pranuar ne IAL shtetasit duhet te japin si provime te detyruara gjuhen shqipe e letersine dhe matematiken ose nje nga gjuhet e huaja te listes se lendeve me zgjedhje e konceptuar sipas standardit te testit te gjuhes shqipe dhe letersise D1 si dhe provimet me zgjedhje sipas procedures se percaktuar nga MASH.
Per ato raste kur komisioni i posacem vlereson se dokumentet shkollore te shtetasve shqiptare nuk provojne dhenien e provimeve me zgjedhje te Matures Shteterore por vetem ato me detyrim D1 dhe D2 atehere ky komision perllogarit noten mesatare te viteve te shkollimit dhe notat e provimeve te detyruara D1 dhe D2. Ne kete rast aplikanti eshte i detyruar te jape vetem provimet me zgjedhje. Komisioni pasi njeh vlefshmerine e defteses diplomes shkollore mbi bazen e dokumentacionit te paraqitur percakton provimet qe do te jape shtetasi shqiptar dhe percjell zyrtarisht dokumentacionin ne KMSH-ne e DAR/ZA-se ku shtetasi shqiptar ka vendbanimin deri ne daten 30 prill 2011. Drejtorite Arsimore perkatese i percjellin keto te dhena ne AKP e cila cakton dhe shkollen ku kandidati do te jape provimet e Matures Shteterore.
Formularet A1Z te plotesuar nga kandidatet me deftese ose diplome te huaj dorezohen zyrtarisht nga DAR/ZA ne AKP se bashku me permbledhesen e te dhenave te tyre brenda dates 5 maj 2011.