Gjithnje e me pak i vetes

Poezi/ Ekskluzivisht per standard poeti nga Kosova Ali Podrimja nje poezi per Jamarber Markon poetin qe u nda nga jeta pak kohe me pare
Ali Podrimja
Kometa e harruar
Poetit Jamarber Marko
Gjithnje e me pak i vetes
Dje e varrosem poetin Jamarber Marko
Tirana e zbrazur dhe me behej se
nje peshkaqen kerkonte gjahun e vet
Jam i huaj gjithnje e me shume
Me kaperdine zbraztesia me kocke e mish
Gurin tim e kerkoj dhe ik
nga Uji i Madh qe rrah brigjet e mia
Nuk besoja se kaq shume vetmi
Tjerret metropoleve shqiptare
Ku ndonje mbret i minjve
Hedh dhe ducin e fundit te cigares
Duhet ikur duhet ikur miku im
Para se tme zere nata e thikave
Ne Lesbos tek kerkoj Safon
Koken e poetit te panjohur nga Australia
E pashe si fluturonte ne qiellin grek
Komet e harruar nga koha e Homerit.
Lesbos 8.9.2010
Petrit Nika
Eumlshte ...
Eumlshte qenia ajo qe dhemb deri ne thelb
qe korpin e salvon per tmerr ne kryq
perjete kerkon lirine dhe kurre se gjen
Ndaj lenden e tret ku dikur u kyc.
Se qenia eshte melos dhe ditiramb
gjuhe dhe korp i njejtesuar ne pakohesi
zgjedhim ne njemije menyra i foljes Jam
dhe po aq per foljen Kam - me siguri.
Harrimi e pret dhe qenien. Eumlshte ligj
per ata qe i besojne format modale
per aktin nistor te fjaleve Asgje dhe Hic
qe shkon trajtezbrazur drejt per ne finale.
Tepricat jane format inkompetente pa fat
mungesat plotesojne imazhet pa shpirt
strukur larg arsyes dhe Shkakut pa Shkak
ku zbruhen ne kaos nga viti ne vit.
Eumlshte qenia dhe mbi te prape nuk ka asgje
eshte melos ditiramb dhe korp dhe gjuhe
indeks ku gjenden qiell dheacute ferr parajse
nje tabllo edeniane e zbehur - boje retush.
Intermexo vjeshte
Cantiunikula nature
Vallezon shelgjishtja ne eren e vjeshtes
Me kujen e kohes ne fir
Ne mirekuptim te plote me lajmin e vdekjes
- e din qe seshte zefir.
Dhe velloja e gjelber behet e verdheme
Me nuancat e trishtimit te ri
Tevona rrotull trungut prehet mbi treme
- plot melankoli.
Mekot enderron per agimet e bruzta
Cka pa e cka la ne kete jete
Ndaj rruget me fleteza te verdha i mbushka
- dhe qiellin gjer tek rete.
Mbi viset e ftohta e shperndan trishtimin
Mes vallezimit te fundem funeber
Me kalimin e kohes do kaloje koha
- dhe prape behet e gjelber.
Rekuiem padashur dyvetor
Udhetar i renduar nga vitet mbi shpatull
me ngjarje kohesh te largeta ne kujtese
qe ne zanafille caktuar per ta mbartur
monaden tende qe perfundon ne harrese.
Denuar nga fati te shkosh perjete vetmitar
ku bota kufizohet ne te jesh a te mos jesh
dhe gjuha noprane e vetes se pare
te kumt pa shprese ne te kryeren e thjeshte
per aktet qe kreve apo te mbeten pezull
deshirat qe u treten si fryme ne hapesire.
Dhe kur prania jote materies te jete velur
harrimit do i hakerrehesh ne humbetire
per gjithe cpate e spate ne shtegun e gjate
per humbjet per brengat padrejtesite
ne fund vetem heshtja te ngelet deshmitar
tia tregoje botes - postum - historite.
Flurans Ilia
Levozhga e fjales
1.
Pasi shishet e shtrenjta te vererave u pine
U pine te shtrenjtat shishe te vererave pasi
U grisen fjalite e sterzgjatura
Kapota e vjeter zhele u be nderkaq
U zhvol levozhga e fjales nga fjalet
Dhe fjalet e palekurta cope mishi
e rrjepur kullon gjak mbi parmak e kuqja
Brenda shisheve ne heshtje u pi nderkaq
U mblodhen gotat e boshatisura
Gotat kembeholla si balerina
Balerinat si gota kembeholla
U vendosen per tu shpelare ne lavapjate
Si dekor ne sfond Puthja siperfaqesore
E Henes mbi te ftohtin Posedon
Tyleholle eshte maska e lunatizmit
Arketipi lunatik i te maskuares tyleholle
Si dekor ne sfond Puthja siperfaqesore
E Henes mbi te ftohtin Posedon
Nje carcaf debore eshte
mbi kratere shikimesh opake
Histori e lexuar e fatezuar dikur
ne faqet e Perandorise Romake
Mangall vetullbronzet
Pertej kufijve te laquoArkipelagut Gulakraquo
Ku gjithsecili nga NE
eshte nje ishull vullkanik i tredhur
qe vlon i heshtur
si dem i perndjekur
dergon mesazhe danteske
thengjijsh te djegur...
tepke
mu si
Sy-
-te arratisur nga laquoGuernikaraquo
shtresojne
portretet
tona
impotente materializuar
mbi parmak.ku fjalet e rrjepura
kullojne gjak ne fakt
Copeza yjesh qe ndizen dhe shuhen jane presjet
fishekzjarr mbi buzen e mardhur.
2.
E keshtu
E ashtu
Dhe
Bisedat materiale vazhdojne
Vazhdojne te jene po materie bisedat
Forma e fjalise griset si kapota e vjeter
me ashtu dhe keshtu
dhe ben ftohte
Sherbetorja spanjolle servir kafe te forte
te kredhur ne dhimbje si buzeqeshja e Ce Gevares
nder syte e saj latin te ngrohte
Si dekor ne sfond Puthja siperfaqesore
E Henes mbi te ftohtin Posedon
Gishtat e mi te enjtur qerose-
tepke
mu si
Buda
misionare-paqesor-barkfryre
Cicat e forta te porcelanit aziatik prekin butesisht
Cicat e bukura te te maskuares tuleholle
Cicat e bardha te laquobukurosheve te fjeturaraquo
Nga Fisi i Pemes
kur i gervishtet levozhga ndjenjes
rrjedh si kaucuk teposhte viteve te rrjedhes
nje leng i nxehte i bardhe nen lekuren e fatit
nen debore
shtresuar brenda meje
filiz dimeron fjala
nje livadh me dashuri qe me risjell ne femijeri...
3.
...dhe me kujton
Dashurine e bardhemte te vendit tim.
Si dekor ne sfond Puthja siperfaqesore
E Henes mbi te ftohtin Posedon
Dashuri e dikurshme me toohllona si askund.
Dashuria e njelmet e vendit tim.
Daahshuri e dikurshme e rreshtuar ne radhen e shishes se kosit te pafund.
Dashuri e bardhe e bardhe e bardhe e vendit tim.
Per nje kile djathe
nje pako gjalpe
nje kile mish
Nga trupi i dikurshem i Dashurise.
Ne radhe Ne radhe qafira
Si dekor ne sfond Puthja siperfaqesore
E Henes mbi te ftohtin Posedon
4.
Kush e solli Doruntinen
Valltaren kembezbathur nga njeri yll ne tjetrin permbi shpine
Premtimi i pleksur i flokeve te perbaltura
Ai premtim i dikurshem qe te Ringjalli
mos ishte valle vet Mema e Dheut
Ajo qe prodhonte aq pak qumesht vetem
me njerin gjoks perjashta prej laquomurimit legjendarraquo.
Dashuri e dikurshme - Dashuri e sotme
me ashtu dhe me keshtu qe vjen kaleron
drejt meje
me galopim jetesor
apo vrastar
ne bregun e ketij oqeani te ftohte
ku zhvoshken levozhgat e fjaleve nga fjalet
dhe fjalet qe duhen zgjedhur shpesh
ikin
mergojne
te nemura
si zogj
okatar
Si dekor ne sfond ah mbetet jeta
Puthja siperfaqesore
E Henes mbi te ftohtin Posedon
O Kalores Fantazmagorik
O Lunatik i Vecuar
Ku je duke shkuar
Ckerkon ti ne kete gosti peshk-a-qensh
gjakftohtesisht te pasur
Si nje Konstadin per kushedi se ku
-Perseri
I rimerguar
Alban Bala
Miqve
Ne po ikim miq ashtu si kujtimet
drejt heshtjes se vjeter asaj heshtjes se bute
qe jetojme qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si nje flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash ne vend te ajrit thithim mall
dhe mes fjaleve te fundit ne cantat e renda
fshehem lotet.
-Jetofshi miq se toka e huaj eshte gjithmone e njejta
-Jetofshi miq fatin tuaj
qe ne nje puthje te vogel nganjehere lindi dhe vdiq i papare
-Jetofshi miq aq mire sa ua paca zili
Se spaska asgje me te madhe ne bote
se zemra asgje me te rende se malli
vete prej lekures sone.
Ne trena te kundert do te hipim mbi dy sirena
duart do ti ngulim e me vone te uritur
lotet do gelltisim me lodhje si buken e ngelur.
E tash jetofshi miq
aq mire
sa ua paca zili
Zbuloj veten
Si nje rrobe pa vlere eshte lekura
gjersa nen te rrjedh dhe buron gjaku...
- Kujdes kujdes me mua
Po provoj moshen e veshtire te te qenit
per here te pare
...Nje dore e ngritur eshte direk anijeje
nje dore e frikur thyhet si pikepyetje.
Dhe dy duar te zgjatura qofte dhe me dhimbje
a nuk i ngjajne ato nje barazimi...
Sot po perpiqem ta zhvesh lekuren time
dhe ta hedh ne pirgun e gjerave te vjetra
ne qofte se sdo tia fal me te varfrit te botes...
Po po. Ta zhvesh lekuren time
qe me largon nga njerezit
qe me mban ngrohte dhe sma le gjakun
te derdhet
vecse syve.
Zbuloj veten dhe nuk e di as vete
ne do te vdes pa u pare
sypaster me njerezit.
Largesi
Larg prej teje
dhe Toka rrotullohet ne krahun tjeter
Te teperta jane duart per tu veshur
syte per te fjetur
fjalet qe brenda meje bien si gjethe...
Ishim prane Oh ateheree
qiellin mbeshtillja per trup me kopsat e yjeve
rrugen tone e kisha rreth qafes si nje shall te hirte
dhe ty si gjithmone diku prane fytyres
brenda frymes sime si brenda nje stine
Po tani larg
.....larg jemi
Dhe toka rrotullohet ne krahun tjeter
Dita
E shpejte qe sot dita si nje skice me laps
Te gjithe vume nje vije dikush beri hijet
dikush sberi asgje dhe kjo sipas kritikes
quhet drita
E nenshkruam te gjithe pastaj rame te fleme
Dike se zuri gjumi se cvije te vere neser
Ata qe bene hijet neser kane pushim
kurse ata te drites fjeten
E shpejte qe sot dita si nje skice me laps.