Buzeqeshja e Todit

Ndaloja prore pese minuta me iu gezue te paktave rreze dielli qe dora bujare e mengjesit dimnor mund te me ofronte para se me hy te Todi ase Klubi i Shahut. Sa e sa here mberrija aty i pari ndersa shoket ende flinin a ndigjonin emisionet e fundjaves ne radio. Une ne ate rrezellime te bute jetesh te clirueme dhe te ngjyrueme me kuptim edhe pse nje hap larg hapit te mbrame burra te vjeter qe i kishin pa e vuejte pothuese te gjitha tradhetite e jetes e te historise. Lojtare kohesh te tjera qe tymosnin te njejtin duhan si gjithmone tue vijue me ba po ato hapje te para tridhjete vjeteve qe me thane te drejten qysh asokohe konsideroheshin demodeacute. E ne mesin e tyne princi Todi. I ameshuem mbrapa magjise se bardhe te avullit te kafese se tij. I qete e i pamate i heshtun por njekohe i artikuluar. Kurdo elokuent manjilokuent kurre. Me ate te folmen e tij bukurisht toske aq vetjake ku tash me duket se shquej jehun e talentit te Nolit perkthyesit tone te Kajam-it. Me poncin e tij ne dore dhe faqet kuqelane si dikush qe s ka rreshte kurre se rrituni... e prape pa shenja energjie i gjesteve te rralla por totale si buzeqeshja e tij qe na bante me u ndie te mirepritun jo vetem te klubi por edhe te vete jeta.
E une e lashe ate kafene sikurse i lashe tana kafenete e tjera te jetes sime per andrren time ma prozaike ate me u ba shkrimtar dhe me provue me ruejte gjithe cka s doja qe te humbej ende jo te gjithe ato caste te mbushun me kuptim intim te gjitha ato perjetime te nje jete qe Todi arrinte me i peshtue thjesht me nje buzeqeshje. E njenes prej radheve te fundit kur kuvendova mesveti - anderrues para muzgut te qytetit ndash ishte per Todin e buzeqeshjen e tij dhe per nje shkrim qe te mundohej me e krijue disi ate atmosfere qe ai na dhuronte. Te klubi padron Todi. Por ja qe ika pa e pershendete. Pershendeta dihet shume te tjere por jo Todin. Mbasi Todi nuk ishte per mue nje nga te tjeret. E ndoshta druhesha... Todi qe aq me kish perzemer sa per stime me drejtohej mue kur donte me i thane dicka shokeve te mij e na linte me luejte per ore te tana tue na prite nden dritoren e bute me kafene dhe heshtjen e tij te arte... Klubi u mbyll pak kohe mbrapa por Todi vijoi deri ne fund me u kujdese per familjen e tij te madhe
Todi aq padron i oreve te veta qe jetonte prej nevojes qe te tjeret kishin per lsquote sikunder po ban tashti. Aq i miredrejtuem ne jete e sa i zoti me luftue kunder hajduti te zi kohes. Pak fjale kam shkembye me lsquote porse s me ngelet mister prej lsquotij mbasi besoj se asht buzeqeshja e tij - e pra une e kam njohte ndash zgjidhja e vertete e rrethanave te jetes se lsquotij sic gjeste te tjera shenjojne te tjera jete. Buzeqeshje e nje burri te afte me fitue miq ne cdo moshe ndash shenje e pangaterrueshme e nje inteligjence bujare e nje mendje te mire si drita. Nje shije e pakushtezueme per jeten po ajo qe edhe une ndash femije - provoja kur ndjeja aromen e kafese se pare teksa ne gjashte e gjysme te mengjesit mbaja per kah tregu me leket e mij te pakte dhe kenaqesine e madhe me e tokue qytetin thuese intimisht per qejf tim - me pa nje mace nje ulluk nje burre te vjeter qe shijon kafen mbi ballkonin e tij... Ate arome qe aq e kam kerkue dhe e kam gjete edhe ma intensive por vec ne grade e kurre edhe ne kuptim. Ajo udhe per kah absolutja dhe e parreshmja qe kam humbe pergjithmone tue qene une rrite e lane mbas shpine nje moshe te vertetash tue pase tash une nje te shkueme nje zanat nje sot. Jane teper te vogla tash ato rruge e s me mbetet vecse kjo rruga e madhe qe na qenka bota ku njerezia te fikson posa ban dicka jo menjehere te kuptueshme mbasi ti edhe pse nuk konsiderohesh njeni sish je i tille me te gjitha efektet - pjese e botes se te tjereve.
Dikur tana kafenete ishin te ndryshme atehere me tokue ishte me njohte tana andrrat ishin te anderrueshme. Tash jam klient i panjohun i kafenese se levizshme kam vetem nje anderr por edhe kete e kam te pamundun edhe vec me e andrrue. Njerezit ne fillim i njoh e mandej i tokoj.
Ai lokal aq i trishte por sa i thelle aq i mbushun me histori dhe paqe. Ai cep demokracie te thjeshte e shi per kete te rafinueme. I hijeshuem vecse nga Todi e miqte e tij gjashtedhete vjecare tridhjete vjecare gjashtembedhjete vjecare. Ku asgja s kish ndryshue qe nga kohet e diktatures nemos se vete njerezit. Muret ishin njelloj te vorfen e te zhveshun sikurse edhe banaku i barit vetem njerezit ishin do Zoti ma te pasun jo aq me ajke sakur me fjalen te forte me fole sa dijne e me qeshe tashme me kedo prej presidentit te vetja te pasun me mundesine me qene te vertete e jo te detyruem. Te pasun me qene mjet vetem i Zotit te lire ma se fundi me qene popull kandidat per jeten. Pak te marre ndoshta por me zemer. Te pasun ne krye vec me esencen e vet si kafeja. I pasun Todi qe citonte direkt Francesco Nutin ne italishte te kullueme thoshte Io amo Andrea Nuk ishte nje aktor si Nuti ishte thjesht nje artist i jetes.
Dhe ishin Cesku Antoni Skenderi Meta e te tjeret. Dhe Noshi qe veteshpallej kryetar. Dhe Dani qe kishte menyren ma te dashtun e njekohe patetike me thane SHAH Dhe s kishte art ne bote qe mund t u afrohej. Todit kur thonte Anton o psikopat Ceskut kapeles dhe teknikes se tij Antonit kur fliste per gjyshin e vet dhe Metes kur apostrofonte Merri mor Toni damen Skenderit kur luente pa dame. Vete lojes. Aromes se kafese.
Ne fshatin ku asht linde em ate ishin dy vorre te mira qe dukeshin nje te dy pelegrineve myslimane mbase dy dervishe qe te gjithe i kujtonin pse thuhej se kishin pru kafene. Nuk e di ne ka qene kjo qe i ka ba te shenjte a ndoj mrekulli tjeter. Por dij se per mue do kish qene sikurse per cdo shkrimtar si une. Ate shkrimtar qe asht prore ne pune cdo here qe ndigjon dike e kur flet vete dhe kur percepton mendon a flen dhe cdo here qe mundohet me dashte dike dhe cdo here qe anderron se dikush po e anderron ai e aftesia e tij me kujtue e peshtue jane prore ne veper mbasi ai duhet me ndenjte zgjuar Ate shkrimtar qe s do dinte cka me ba sikur mos te ishte dicka qe peshton nga dehja e jetes dhe e vete aktivitetit te tij sic ben kafeja. Sikur te mos njihte njerez qe te peshtojne nga helmi i jetes me nje buzeqeshje si Todi. Njerez qe e bajne jeten te jetueshme.
...Ate mengjes te akullt qielli i qytetit ishte gjysme i mbuluem. Gjendesha perballe klubit sa kisha ndeze nje cigare e s megravejsha se hetuemi gjithcka qe shikimi mund te rrokte isha kthye ne atdhe vec nje dite mapare e ndjeja nevojen me u rimesue. Mbas minutave te para ashtu dhe te pares cigare nisa ta ngroh pritjen me fishkullimin e Summer time. Ma mbas tue pi edhe nje cigare pashe kete tipin qe asokohe dukej bukur shpesh te klubi porse ngene me luejte s e kishte kurre mbasi duhej te kuronte dyqanin qe e kish aty ngjitas. Tipi me pa kah ngrente taraben e une ia ktheva shikimin porse vec per nje fraksion sekondi. Nuk arrija fare me i fole aq isha i nxanun tue pa ne drejtim te klubit. Ai saora kish hi pat nxjerre nje tavoline te bardhe dhe mbas nje case e pashe kah hapte shahun tue rreshtue guret gati per nje ndeshje te re. Mori kah kafeneja ne krye te rruges. Une bana me u nise ne kahun e kundert por ai me bani za plogeshtisht O djali a ta porosis edhe per ty nje kafe. Jo te falemnderit e kam pi nje
e s due me i shtue shije asaj shijeje
U hesht.
Teksa dilja nga rrugica fillova prape me fishkellye madje kesaj radhe me kendue ultaz e jo nje por dy motive. Nje varicion mbi notat county-blues te Hello Josephine te ciles i vuna fjalet caffegrave albanais/ au caffegrave albanais / le caffegrave albanais / ...caffegrave albanais. Mandej sa fryu nje cullufe ere e nderrova rranjesisht. Kendova mesveti Winter time love blows cold the season/ falling in love I m hoping to be....
Ja qe klubi kishte mbylle. Todi kishte ike. Njerezit ikin por te vertetat nuk vdesin.Te gjithe kena mesue aty me qene miq te jetes te klubi me Todin. Ne ato zhurmeza te kandshme ne ate pafundesi duhani e kafeshe mistike sai duhet shpirtit me mbete i tille. Dhe buzeqeshja e Todit s ishte gja tjeter pervecse koordinata e lumtun e nje perpjekjeje per parajse.