Morella

E vleresoja me nje ndjenje ngrohtesisht te thelle dhe teper te vecante miken time Morella. I gjendur rastesisht ne shoqerine ku ajo perkiste shume vjet te shkuara qe ne takimin e pare ndjeva shpirtin te me digjej nga njelloj flake qe nuk e kisha njohur kurre me pare por nuk ishin flake Erosi ato dhe me torturonte brenda meje mendimi qe une ne nje menyre apo ne nje tjeter duhet te percaktoja kuptimin e tyre te zakonshem apo te kthjelloja zjarrin e vagullt qe ato me sillnin. Ne u takuam dhe fati na coi te dyve drejt altarit por une kurre ndonjehere nuk i fola per pasion dhe as per dashuri. Ajo gjithsesi u largua nga shoqeria e saj dhe qofte edhe ky perkushtimi i saj per te qendruar vetem per vetem me mua me mbushte me lumturi. Ishte lumturi ta mendoje nje lumturi deri ne enderrim.
Njohurite e Morelles mbi boten ishin teper te thella. Sipas gjithe dijeve te mija talenti i saj i kalonte kufijte e normales dhe mendja e saj kishte nje fuqi teper te madhe. E ndjeja kete dhe ne shume gjera behesha nxenesi i saj. Shpejt mora vesh qe ndoshta per shkak te edukimit te saj ne Presburg ajo kishte njohur perpara meje nje numer te madh te atyre shkrimeve mistike te cilat zakonisht jane konsideruar vetem mbeturina te letersise se hershme gjermane. Ato per ca arsye qe une nuk mund ti imagjinoja ishin te preferuarat e saj - dhe me kalimin e kohes ato u bene po ashtu edhe per mua- dhe studimi i vazhdueshem i tyre duhet ti atribuohet ndikimit te thjeshte por te efektshem te forces se zakonit dhe shembelltyres.
Nese nuk gabohem arsyeja ime kishte shume pak te bente me te gjithe kete. Bindjet e mija- me sa mbaj mend une- asnjehere nuk ishin bazuar mbi gjera ideale dhe as qe kishin pasur ndonje pigment misticizmi i cili u lexua me vone vetem ne qofsha i gabuar ne ate cka besoja apo ne ate cka mendoja atehere. I bindur per kete une e braktisa thellesisht pa kushte veten ne duart e gruas time dhe u futa me nje zemer te delire ne labirintet e studimeve te saj. Dhe pastaj- pastaj ndersa derdhesha permbi faqet e ndaluara ndjeja nje shpirt te ndaluar qe ndizej brenda meje - Morella vinte atehere doren e saj te ftohte mbi timen dhe ndriconte me nje ze te fikur - nga hiri i nje filozofie te vdekur - disa fjale te vecanta kuptimi i cuditshem i te cilave i bente te flakeronin permbi kujtesen time. Pastaj per ore te tera qendroja si i humbur perkrah saj dhe vegjetoja nen tingujt jetesore te muzikalitetit te zerit te saj derisa ne vazhdimesi melodia e tij fillonte nderthurej me nota tmerri dhe nje hije gradualisht zbriste mbi shpirtin tim e une zbehesha e zbehesha dhe fergelloja brenda meje nen keto tinguj kaq jotokesore. Pastaj tingujt jetesore ne zerin e saj shuheshin papritur nen dridhjet e tmerrit dhe gjeja me e bukur kthehej ne ate me te neveritshmen ashtu si Hinnon kthehet ne Ge-Henna.
Eumlshte e panevojshme te theksoj karakterin e sakte te ketyre analizave te cilat -ne fakt ishin shume me voluminoze nga ckam treguar une - perbenin per nje kohe te gjate pothuajse te vetmin bashkebisedim mes meje dhe Morelles. Te mesuara ne ate qe emertohet moral teologjik ato do dukeshin lehtesisht te pertypshme per mendjen por nese do ishe i pamesuar me te sido qe ta ktheje te gjitha pikat e diskutimit do te dukeshin shume pak te kuptueshme.
Panteizmi i eger i Fichte Paliggenedia e modifikuar e Pitagorianeve dhe mbi te gjitha doktrina e Identitetit e inkurajuar me force nga Shchelling ishin kryesisht pikat e diskutimit qe i referoheshin gjese me te bukur te Morelles imagjinative. Kete identitet i cili eshte emertuar personal Z. Locke - me duket - e perkufizon si dicka qe konsiston ne gjykimin e shendoshe te qenies njerezore. Dhe perderisa me njeri ne nenkuptojme nje thelb inteligjent qe arsyeton dhe perderisa ekziston nje ndergjegje qe shoqeron mendimin eshte pikerisht kjo qe na ben te jemi ajo qe ne e quajme vetja jone dhe ne te njejten kohe na dallon ne nga format e tjera te qenieve qe mendojne dhe na jep identitetin personal. Por principi i te qenit i vecante nocioni i ketij identiteti qe pas vdekjes eshte ose nuk eshte i humbur pergjithnje perbente per mua ne ate kohe objektin e nje interesi teper te forte tashme jo dhe aq per natyren perpelitese dhe ngacmuese te pasojave te tij se sa per nga menyra e spikatur dhe emocionale me te cilen Morella e permendte ate.
Por ja erdhi nje kohe kur misteri i gruas sime me perfshiu te terin si te ishte nje formule magjike. Une fillova te mos i duroja dot me prekjet e gishterinjve te saj te holle e te zbehte as tonin e ulet dhe muzikalitetin e te folures dhe as shkelqimin e syve te saj melankolike. Dhe ajo i dinte te gjitha keto dhe asnje kundershtim nuk shprehte dukej sikur dobesia dhe budallalleku im ishin gjera te pritshme dhe te njohura qe me pare nga ajo dhe duke buzeqeshur e quante te gjithe kete thjesht fat. Ajo dukej gjithashtu e vetedijshme per shkakun - per mua krejt te panjohur- te tjetersimit gradual te vemendjes sime por asnjehere nuk dha ndonje arsye per kete apo per natyren e asaj qe po ndodhte. Nga ana tjeter ishte ajo grua e cila tretej dite pas dite. Ne momentet kur e kuqja e faqeve te saj thellohej dhe venat ne balle i beheshin gjithnje e me blu pernjehere qenia ime shkrihej ne keqardhje dhe kur pas atij momenti kapja veshtrimin e syve te saj te menduar shpirti me dhimbte dhe me trazohej me trazimin e atij qe hedh veshtrimin poshte ne humnera te pamata.
Mund te them valle qe ne ato momente une deshiroja thellesisht me nje deshire te zellshme dhe gerryese momentin e mbarimit te Morelles Po e deshiroja por shpirti i brishte rezistonte dhe i ngjitej mureve prej balte te godines se tij per dite jave dhe muaj te pafund te lodhshem derisa nervat e mija te torturuara arrinin te sundonin mbi logjiken time zemerimi rritej brenda meje per shkak te voneses dhe me zemren e nje shpirti te keq mallkoja ditet oret dhe momentet e hidhura qe dukeshin sikur zgjateshin dhe zgjateshin pa fund nderkohe qe jeta e saj delikate shuhej si hijet qe vdesin ne fund te dites.
Por nje mengjes vjeshte kur ererat akoma flinin ne shtreterit e tyre qiellore Morella me thirri te qendroja prane saj. Nje mjegull e dendur e mbeshtillte token nje shkelqim i ngrohte shtrihej mbi ujerat dhe nje ylber qe nga kupa qiellore i dorezohej gjetheve te dendura te vjeshtes ne pyll.
Eumlshte dita e diteve me tha ndersa une i afrohesha nje dite e te gjitha diteve te jetes apo te vdekjes qofshin. Eumlshte nje dite e kendeshme per bijte e tokes dhe jetes ndash ah por po aq e kendshme per bijat e qiellit dhe vdekjes
Une e putha ne balle dhe ajo vazhdoi
Une po vdes por akoma do rroj.
Morella
Dite qe ti te me kesh dashur nuk ka pasurmdashpor ate qe ke neveritur gjate jetes tende ne vdekje ke per ta adhuruar.
Morella
Ja po ta them perseri qe jam duke vdekur. Por brenda meje pengu i dashurise time eshte ngjizur - oh sa e vogel - dhe ajo ndjen per mua Morrella. Dhe kur shpirti im te niset femija do jetoje ndash femija yt dhe i imi i Morelles. Por ditet e tua do jene ditet e dhimbjes- Nje dhimbje me e gjata nder ndjenjat sic eshte qiparisi me i forti nder druret. Per ty oret e lumturise kane mbaruar dhe gezimi nuk keputet dy here ne jete ashtu si trendafilat e tempujve ne Paestum qe mblidhen dy here ne vit. Kjo nuk do zgjase dhe pastaj ti nuk do luash me Tenianin por duke lene menjane manjolat dhe hardhite ti do mbeshtjellesh qefinin ne koke sic bejne myslimanet ne Meke.
Morella klitha Morella Si mund te parathuash te tilla gjera Por ajo ktheu koken menjane mbi jastek dhe nje dridhje e lehte i kaloi neper gjymtyre dhe keshtu ajo vdiq dhe zeri i saj nuk u degjua me.
Por ashtu sic e parashikoi- femija qe ajo lindi gjate vdekjes dhe qe nuk mori fryme deri ne momentin qe e ema e saj pushoi se marri fryme - femija i saj nje vajze erdhi ne jete. Ajo u rrit ne menyre te cuditshme ne trup dhe intelekt ishte ngjashmeria perfekte e asaj qe kishte ikur dhe une e desha ate me dashurine me te ethshme qe do kisha besuar ndonjehere qe do mund ta ndjeja per ndonje qenie te kesaj toke.
Por atje tej shume larg qielli i kesaj dashurie te paster erresohej dhe melankolia e thelle tmerri dhe dhimbja e mundimshme rreshqitnin si nje re ne qiellin e saj. Sic thashe femija u rrit e cuditshme ne trup dhe ne mendje. Me gjithe mend e pabesueshme ishte rritja e shpejte e permasave te saj trupore por me te tmerrshme - oh sa te tmerrshme - ishin mendimet e trazuara qe shembeshin mbi mua ndersa shikoja zhvillimin e gjendjes se saj mendore. E si mund te ishte ndryshe kur une cdo dite zbuloja ne konceptet e femijes fuqine e mendjes se nje te rriture dhe aftesite e gruas Kur mesimet e pervojes me servireshin nga buzet e njoma te femijes... dhe kur urtesia ose pasioni i pjekurise qe une e gjeja ne cdo moment shkrepte nga syte e saj te plote e kureshtare Kur - le te themi - te gjitha keto spikasnin perpara ndjesive te mija te lemerisura kur nuk mundesha me ta fshihja te gjithe kete prej shpirtit tim por as ta flakja tej perceptimeve te mia qe dridheshin nga frika e pranimit te atij realiteti duhej valle te hamendesoja ne kete dyshim te nje natyre te frikshme dhe ngacmuese qe me pushtonte ngadale shpirtin tim apo ti lija mendimet e mija te perballeshin te tmerruara me perrallat e egra dhe teorite tronditese te Morelles se pavarrosur Une e rrembeva prej vemendjes se kesaj bote ate qenie te cilen fati ma kishte dhene per ta adhuruar dhe mes izolimit te ethshem ne shtepine time veshtroja me nje agoni mbytese mbi cdo gje qe i perkiste kesaj krijese qe aq shume e doja.
Dhe sic rrokulliseshin vitet une veshtroja ngultazi dite pas dite fytyren e saj te shenjte te bute dhe shprehese si dhe derdhjen mbi te te formave te pjekurise dhe dite pas dite une zbuloja pika te reja te ngjashmerise se femijes me nenen e saj melankoline dhe vdekjen. Ore pas ore rritej dendesia e ketyre hijeve te ngjashmerise dhe ato beheshin me te plota me te qarta me turbulluese dhe tmerresisht neveritese ne menyren e tyre. Qe buzeqeshja e saj ishte krejtesisht si e nenes se saj kjo nuk ishte gje dhe kaq e papranueshme por pastaj une dridhesha nga ngjashmeria kaq perfekte qe syte e saj kishin me te Morelles por mund ta duroja edhe kete por me pas ato dy syte shpesh me shikonin thelle brenda thellesise se shpirtit tim me domethenien vazhdimisht trullosese si te Morelles dhe me te njejtin mendim trulloses. Ne konturet e ballit te larte dhe ne valezimet e flokeve te mendafshte edhe ne gishterinjte e holle e te zbehte qe varrosnin vetveten edhe ne tonet e deshperuara te muzikalitetit te te folures se saj dhe mbi te gjitha - oh mbi te gjitha keto - ne frazat dhe shprehjet e te vdekurve ne buzet e asaj te gjalles qe kaq shume e doja gjeta ushqim per mendimet dhe tmerrin qe harxhohej per nje krimb qe nuk donte te vdiste.
Megjithese kishin kaluar dhjete vjet nga jeta e saj vajza ime kishte mbetur e paemer mbi toke. Femija im dhe dashuria ime ishin perkedheljet zakonisht te projektuara nga dashuria e nje babai dhe fshehja e rrepte e diteve te saj i bene te panevojshme te gjitha nderhyrjet e tjera. Emri i Morelles vdiq se bashku me te ne vdekjen e saj. Nuk i kisha folur kurre vajzes per nenen e saj e kisha te pamundur ta beja kete. Ne te vertete gjate periudhes se shkurter te ekzistences se saj kjo mungese nuk kishte bere ndonje pershtypje ne boten e jashtme e ruajtur aq sa mund te ishte e lejuar nga kufijte e ngushte te vetmise se saj. Sic kalonte koha ceremonia e pagezimit filloi te me trokiste ne mendjen time te dobesuar dhe coroditur si nje clirim i mundshem nga tmerri i asaj qe ishte shkruar te ndodhte. Por ne enen e pagezimit une hezitova te thosha emrin e saj. Shume emra te urte dhe te bukur te koheve te vjetra dhe moderne nga vendlindja ime apo vende te tjera vinin deri ne buze te buzeve te mija emra shume te pershtatshem te bute te lumtur dhe te mire. Po cfare ishte ajo qe me nxiti mua atehere te shqetesoja kujtimin e te vdekures se varrosur Cili demon me urdheroi qe te germezoja ate tingull pikerisht ate i cili sa here qe rithirrej ishte mesuar ta bente gjakun e purpurt te rridhte ne rrekera prej tempujve te zemres Cili shpirt i keq foli qe prej rrenjeve te shpirtit tim kur permes atyre shtigjeve te erreta dhe ne qetesine e nates une peshperita ne veshet e pagezorit rrokjet - Morella E cfare tjeter pervec se nje shpirt i keq e tronditi ashtu te ardhmen e femijes tim dhe e sperkati me spektrin e vdekjes dhe sapo tingujt e lehte u degjuan ajo ktheu syte e saj te qelqte nga toka per ne qiell dhe duke rene ne gjunje ne rrasen e zeze te kubese sone stergjyshore u pergjigj laquoJam ketu raquo
Dallueshem ftohtesisht qetesisht dallueshem i leshoi keto pak tinguj te thjeshte ne veshet e mi te cilat ne te njejtin moment si plumb i shkrire u rrokullisen duke fershellyer edhe ne trurin tim. Vite - shume vite - kaluan por kurre nuk u shua tek mua kujtimi i asaj epoke. Jo se une vertete i lashe menjane manjolat dhe hardhite - por hija e bredhit dhe qiparisit me ndoqi nga pas dite e nate. Kurre nuk i numerova me kohen dhe vendet yjet e fatit tim u shuan ne qiell erresira mbuloi token dhe kur figurat e saj me kaluan prane si hije qe rreshqasin ne mes atyre te gjithave une dallova Morellen. Ererat e kupes qiellore frymuan te vetmin tingull te njejte ne veshet e mi llokocitja e dallgeve mbi det mermeriti pergjithmone - Morella. Por ajo vdiq me duart e mija une e varrosa ne varrin e saj dhe qesha me nje te qeshur te zgjatur te hidhur sepse nuk gjeta asnje shenje nga cfare kisha varrosur me pare ne gropen ku une kalla trupin e te dytes. -Morrella.
Perkthyer nga Merita Paparisto