Gjithnje e me prane rimekembja ekonomike ne zonen euro

Sinjale të reja kanë përforcuar edhe më shumë shpresat për një rimëkëmbje më të shpejtë të zonës euro. Sektori privat ka qenë ai që ka surprizuar dhe analistet ekonomikë duke shënuar rezultate më të mira nga ato që priteshin. Sipërmarrjet shënojnë një fuqi blerëse që ka arritur deri në 51.7 përqind.
Të dhënat më të fundit bëjnë që ekspertët të presin që tremujtorin e tretë të ketë një rritje prej 0.3 për qind. Eshtë Gjermania ajo qe ende mban postin e lokomotivës së Europës, ndërsa Franca ka ndaluar në vend.