Kryeministri Berisha komenton mbledhjen e Edi Rames ne Vlore

Kryeministri Sali Berisha ironizon mbledhjen e kryesocialistit Edi Rama me ministrant e ardhshëm. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: Sllogani bajat leninist: Pushteti popullit, ne detyrat! Ftohet 100 diteshi, kthehet ne 300 ditesh! Nuk do pyesim për ligje, do prishim ndertesat me leje (te atyre qe nuk jane te popullit)”.
Kreu i qeverisë se sllogani leninist nuk doli nga varri i diktatorit Hoxha, por nga Piktori dështak pas parodisë së ujtë të ftohtë. Sipas tij, nga parodia doli se ata u morën me 300 ditëshin dhe se nuk do të ketë 100 ditësh, mbasi atë na e mori Berisha.
Shefi i ekzekutivit shkruan se vendimi i tretë ishte prishja, jo vetëm e ndërtimeve pa leje çka është detyrim ligjor, dhe e ndërtimeve me leje. Sipas tij, me veprime antiligjore do të shembin ligjin.
Berisha shkruan se Rama beson se ai është votuar për të dalë mbi ligjin, gjykatat, Kushtetutën, për të qenë vet Blloku! Ky është revansh, rrezik real për qytetarët, shtëpitë dhe pronat e ligjshme. Ne duhet te jemi gati – përfundon mesazhin e tij kryeministri Berisha