E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithnje e me terheqese per studente nga rajoni - Universitetet publike ne Shqiperi

800 te rinj dhe te reja nga Kosova Lugina e Presheves Bujanovci por edhe nga trevat shqipfolese te Maqedonise dhe Malit te Zi dhe 220 nga vendet e tjera te rajonit kane zgjedhur universitetet publike te Shqiperise per te filluar studimet e larta ne vitin e ardhshem akademik 2011 ndash 2012.

Albano Zhapaj Drejtor i Drejtorise per kurrikulat mesimore ne Ministrine e Shkences dhe te Arsimit te Larte thote se universitetet publike te Shqiperise kane kuota preferenciale per te rinjte dhe te rejat nga trevat shqipfolese te rajonit. Por cfare programesh studimi u ofrojne universitetet publike te Shqiperise ketyre studenteve

Ne Shqiperi universitetet publike ofrojne 195 programe studimi. Por ka edhe programe qe jane ne vleresim e siper gje qe e rrit numrin e tyre ne 200. Programet jane te ndara sipas fushave dhe shkencave sociale mjekesore farmaceutike inxhinierike shkencat e natyres e keshtu me radhe - shpjegon Albano Zhapaj.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Albano Zhapaj drejtor i Drejtorise per kurrikulat mesimore ne Ministrine e Shkences dhe te Arsimit te Larte. Z. Zhapaj thote se kerkesat me te medha jane per te studiuar ne Universitetin Publik te Tiranes ku me shume preferohen mjekesia dhe deget e inxhinierise. Programet e studimet kane kurrikula mesimore bashkekohore.

Shqiperia eshte pjese e procesit te Bolonjes dhe kurrikulat mesimore ne arsimin e saj te larte publik jane ne linje me kete process. Pjesemarrja ne kete proces ka sjelle edhe reformimin e thelle cilesor te arsimit te larte publik pershtatjen e kurrikulave mesimore. Studentet e universiteteve publike te Shqiperise nuk kane ndeshur ne asnje problem per njohjen e krediteve ne universitetet e vendeve anetare te BE pasi ato jane te transferueshme. thote Albana Zhapaj.

Bildunterschrift Studente ne universitetin e Tiranes. Kriteret e pranimit dhe kostot e studimit

Ndonese me kuota preferenciale studentet qe vijne nga Kosova apo trevat shqipfolese te Lugines se Presheves Bujanovcit apo ato te Maqedonise dhe Malit te Zi per tu pranuar nga universiteteve publike te Shqiperise duhet te plotesojne kriteret dhe ti nenshtrohen konkursit. Kriteret jane te njejta si ato per studentet vendas. Ne krye te tyre qendron mesatarja e notave dhe formimi i pergjithshem kulturor i kandidateve. Nderkohe ata qe perzgjidhen duhet te paguajne edhe tarifat e studimit.

Tarifat e studimit nuk jane te njesuara por te ndryshme dhe ne varesi te programit te studimit. P.sh. programi i arkitektures ka nje tarife prej 250 eurosh ne vit ai i mjekesise 300 euro shkencat bujqesore 150 euro. Keto tarifa perbejne nga 10 ndash 20 te kostos reale te programit te studimit pasi 80 te tyre perballohen nga shteti ve ne dukje Albano Zhapaj.

Per here te pare edhe studente nga Afganistani

Pagesa vetem 20 e kostos reale te programit te studimit ka ndikuar ne rritjen e numrit edhe te kerkesave nga vendet e rajonit dhe me gjere.

Per shtetasit e huaj kete vit kemi akorduar 220 te drejta studimi 20 me shume se vitin e kaluar . Vijne nga Italia nga Greqia nga Serbia etj . Risia e ketij viti eshte qe ne universitete publike te Shqiperise do te kete edhe 100 studente nga Afganistani - thote Albano Zhapaj.

Autore Ani Ruci / Tirane

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›