Po kjo seshte per vajza - futboll grash ne Evropen Juglindore

bdquoUne nuk e di por kam pershtypjen se pasioni per sportin eshte i lindur - pergjigjet Srebrina Papazikova kur e pyet se si u be futbolliste.
21-vjecarja nga qyteti bullgar Plovdiv ka luajtur per disa vjet ne kombetaren e te rejave nen moshen 19vjecare. Ne prill 2010 ajo erdhi ne Gjermani per te studiuar ne Keln shkenca sportive dhe per te bere nje licence si trajnere futbolli. Ne vendin e saj ajo ishte nga te paktat femra qe luanin futboll rregullisht.
Sakrifica per pasionin per futbollin
Per shkak te pasionit te saj per sportin Srebrina Papazikova duhej te bente shume sakrifica. Meqenese ne mesin e viteve 90 ne te gjithe Bullgarine kishte vetem tre - kater ekipe futbolli per femra dhe klubi i saj ishte afro 400 kilometra larg Plovdivit asaj i duhej te udhetonte shpesh dhe te mungonte ne shkolle. Nderkohe ka edhe tete klube te vogla futbolli per femra por te luash futboll si grua ne Bullgari do te thote ende te jesh idealiste thote Srebrina Papazikova
bdquoFemrat luajne futboll ne Bullgari vetem per pasion. Ti nuk merr gje mbrapsht vec plageve. Kjo eshte e tera.
Futbolli i femrave i paperfillur ne Evropen Juglindore
Edhe ne vende te tjera te Evropes Juglindore gjendja nuk eshte me e mire. Futbolli i femrave shpesh nuk perfillet as nga klubet e meshkujve e as nga klubet kombetare. Kete pervoje e ka bere edhe Aylin Yaren. Ajo vete ka lindur ne Berlin por prinderit e saj jane nga Turqia. 22-vjecarja eshte mesfushore ne ligen gjermane por per nje fare kohe pati luajtur edhe ne kombetaren e Turqise. Kushtet e futbollit per femra aty jane te pakrahasueshme me ato ne Gjermani rrefen ajo.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Futbollistja turke Aylin Yaren. bdquoFutbolli i femrave ne Turqi nuk eshte kaq i perparuar sa ketu aty nuk ka perkrahje per talentet e tjera nuk ka ndihme profesionale thjesht nuk ka asgje. Shpesh mungon edhe nje trajner i perhershem. Trajneri vjen e iken kur do trajnon per sa kohe qe do dhe nuk eshte as profesionist. Atij nuk i intereson shume ekipi meqe jane femra. Mbeshtetje nuk ka vajzat nganjehere trajnojne me njera-tjetren.
Futbolli pune burrash
Kesaj i shtohen edhe paragjykimet. Ne shoqerite kryesisht patriarkale te Evropes Juglindore futbolli shihet si nje fushe burrash. Futbolli ndash thuhet shpesh ndash eshte dicka per burra te vertete vajzat nuk kane cte kerkojne aty. Me klishe te tilla duhet te konfrontohen edhe lojtaret e Klubit SFK 2000 nga Sarajeva. Njera syresh Azra Numanovic.
bdquoEumlshte vertet dicka e cuditshme kur sheh nje grua ne Bosnje-Hercegovine qe megjithate luan futboll. Jashte shtetit kjo eshte dicka normale ndersa ketu jo. Por ne nuk luftojme kunder ketyre paragjykimeve. Ne duam te deshmojme qe edhe grate dine te luajne futboll dhe qe ne jemi vajza fare normale.
E jo vetem futbollistet edhe gazetaret qe interesohen per futboll shume shpesh bdquodebohen nga fusha nga koleget e tyre meshkuj. Ioana Cosma eshte kryeredaktore e televizionit rumun dhe portalit te internetit bdquoSport.ro. Me futbollin ajo merret qe prej shume vitesh
bdquoMegjithese une qe nga 1994 jam aktive si reportere sporti me ndodh edhe sot qe ndonje maco te me thote se vendi i gruas eshte ne kuzhine. Une u them atyre se edhe ne sport ka vende per femra. E rendesishme eshte qe ne te jemi te pergatitura mire ne kete profesion.
Ioana Cosma eshte e bindur se grate mund te jene bindese ne te gjitha llojet e sporteve dhe te tregojne ne nivel te larte kete e deshmon boterori i futbollit per femra ne Gjermani. Por e lehte nuk do te jete qe te thyhen klishete ekzistuese thote Ioana Cosma
bdquoPer fat te keq futbolli i grave ne Rumani eshte ne hije. Sponsoret mungojne po ashtu edhe publiku. Une nuk e di se sa te gatshem jane rumunet per te pare futboll grash. Edhe ne se e bejne do te jete vetem per te leshuar komente percmuese.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga boterori 2011 per femra ne Gjermani ndeshja Suedi-France per vendin e trete. Paragjykimet pjelle e kultures maciste
Paragjykimet drejt futbollit te grave varen nga marredheniet shoqerore eshte nje kulture e pergjithshme maciste e cila gjen shprehjen e saj edhe ketu mendon Xanthi Konstantinidou sociologe dhe trajnere e kombetares se futbollit ne Greqi. Prandaj edhe ndryshimet duhet te prekin te gjithe shoqerine. Grate qe luajne futboll sigurisht qe jane pjese e ketij procesi thote ajo.
bdquoPor kjo mund te ndihmoje disi per te bere barazi ndermjet burrit dhe gruas. Ne Greqi ama kjo nuk eshe e thjeshte. Jane vlera krejt te tjera nga ato te Gjermanise e ne vendet Nordike. Sporti eshte natyrisht nje pjese e shoqerise por nganjehere eshte shume me e veshtire qe te arrihet barazia ne sport se sa ne shoqeri.
Femrat neper klubet e futbollit ne shoqerite e Evropes Juglindore duhet te luftojne jo vetem kunder ekipeve te tjera ne fushen e futbollit por edhe kunder klisheve ne shoqeri por ato jane te mesuara me kete. Pasioni i tyre per sportin mund ti kaperceje pengesa te tilla grate kerkojne thjesht rruge te tjera ashtu sic e beri bullgarja Srebrina Papazikova e cila erdhi ne Gjermani per te bere nje bdquondihme per zhvillim te nje lloji krejt tjeter bdquoUne dua te studioj dhe te trajnoj ketu ne menyre qe te jap ndihmesen time ne zhvillimin e futbollit te femrave.
Autor Zoran Arbutina / Anila Shuka
Redaktoi E. Xhani