E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoba e Top-ChannelKE: Liria e mediaskriter për integrimin

BRUKSEL- Gjoba prej 400 mijë eurosh dhënë televizionit Top-Channel pasi denoncoi nëpërmjet emisionit Fiks-Fare një skandal abuzimi me detyrën të ish-ministrit Ylli Pango është dënuar sot edhe nga Komisioni Europian.

Top Channel u gjobit pasi transmetimetoi pamjet në të cilat ministri Pango,i kërkonte favore seksuale një vajze të re në këmbim të një pune në ministrinë që ai drejtonte.

Reagimi i KE është bërë nga zëdhënësja e komisionerit Fyle, Angela Fileto, sipas së cilës, “Liria e medias dhe fjala e lirë janë kritere thelbësore për integrimin e vendeve që kanë paraqitur tashmë kandidaturën e tyre në BE”.

KE thekson se në të tilla raste nuk ka mandate për të ndërhyrë por se një gjë është e sigurtë, “aktualisht po vlerësohet kërkesa për statusin e Shqipërisë duke e mbajtur nënë vëzhgim”. Sipas zëdhënëses së komisionit europian, do të mbahen në vëzhgim kriteret politike, një prej të cilave është edhe liria e shtypit dhe shteti i së drejtës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›