E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Drejt zbardhjes vrasja e Xhindit dhe zhdukja e Bleonës

Eksperte me te mire te policise se shtetit, prokurorise dhe shërbimit te inteligjences, jane vendosur ne Kukes, per te thelluar hetimet per zbardhjen e zhdukjes se 6-vjecares, Bleona Mata, rreth 1 muaj me pare. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, deklaroi se vijon bashkëpunimi edhe me policite e vendeve te rajonit.

"Ekspertet me te mire te policise se shtetit, te prokurorise jane atashuar ne Kukes dhe shpresojme qe do bejme me te miren e mundshme. Sigurisht, jo vetem me policine e Kosoves por dhe te Maqedonise dhe vendeve te tjera te rajonit", tha Hysni Burgaj, drejtor i pergjithshem i policise se shtetit.

E ndersa lidhur me hetimet per vrasjen e deputetit Xhindi Burgaj tha: "Te njejten gje kam per te thene, qe asnje dosje nuk do jete e harruar, po punojme intensivisht per kete". Ish deputeti i PS-se, Fatmir Xhindi, u ekzekutua me arme zjarri,mbi 1 vit me pare ne hyrje te baneses se tij ne Roskovec te Fierit. Hetimet jane përqendruar ne disa pista,por ende motivet dhe autoret e këtij krimi nuk jane zbardhur.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›